Ekziston padyshim një shpresë e madhe për spektakël dhe emocione pa fund në Juventusi-Napoli, një ndeshje, e cila nuk përball vetëm të parin me të dytin në renditje (Seria A), por prej disa vitesh tashmë përfaqëson diçka më shumë.
Mjafton të kujtojmë në këtë drejtim atë që ka ndodhur vetëm disa muaj më parë, kur në kohën shtesë të përplasjes së fundit mes këtyre dy skuadrave, vendosi goditja me kokë e Koulibaly. Një deklaratë e Insigne ishte veçanërisht zemëruese jo vetëm për tifozët bardhezinj, por edhe për lojtarët e Juventusit: “Juve luajti si në një finale të Ligës së Kampionëve dhe e humbi atë. Nuk ishte hera e parë…”
Qartësisht, sulmuesi i Napolit kishte si referencë shumë finale të humbura në histori nga Juventusi. Sidoqoftë, fitimi i titullit të shtatë radhazi kampion në Itali nga “Zonja e Vjetër” e ndihmoi Giorgio Chiellini t’i përgjigjet kolegut napoletan: “Ne humbasin në finale, sepse luajmë pothuajse rregullisht në to. Të tjerët eliminohen që në 1/8 finale, apo në raundin e dytë.
Ne meritojmë respekt, të paktën në Itali. Ndonjëherë duhet të kërkoni falje, kur jeni të gabuar. Dhe kjo nuk ka ndodhur. Nëse ka një gjë, që ju nuk mund ta arrini Juven, është krenaria. Tani jemi këtu për të festuar, edhe pse tifozët tanë janë të trishtuar, sepse sot po na largohet kapiteni ynë, Buffon”.
Juventusi-Napoli, megjithatë, tani është e qartë, ende nuk ka përfunduar dhe Insigne është gati për të ringjallur sfidën në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Sfidë që sezonin e kaluar u “luajt rëndë” edhe jashtë fushës. Natën e festës së titullit, Matuidi dhe Benatia në Instagram nuk e humbën mundësinë për të kujtuar fishekzjarret e tifozëve blu, pas fitores në “Allianz”. Pra, rivaliteti mes Juventusit dhe Napoli, me pak fjalë, i infekton të gjithë…