VIDEO: Kryeqyteti mbetet i kuq! Partizani merr një fitore spektakolare në derbi dhe ngjitet në krye

28 Shtator 2018, 21:44Sport TEMA

Kryeqyteti mbetet i kuq! Partizani nuk di te njohe humbje ne derbin perballe Tiranes duke marre serish nje fitore ne super sfiden e javes se 6-te te Kategorise Superiore.

Pas nje viti mungese te ndeshjes me te bukur te futbollit shqiptar, derbi i kryeqytetit u rikthye mbremjen e sotme nen nje atmosfere te mrekullueshme te krijuar ne “Selman Stermasi”.

Nje ndeshje kartoline per futbollin shqiptar ku i kishte brenda te gjitha, spektakel, gola, emocione dhe nje tifozeri qe ishte edhe njehere pjesa e bukur e kesaj ndeshje.

Partizani mori nje fitore te merituar ne duelin e sotem duke marre nje tre pikesh qe i ngjit ne krye te klasifikimit. Dhe kur fitorja merret perballe Tiranes gjithçka behet me e bukur per “demat e kuq” qe treguan edhe njehere qe jane te pathyeshem ne derbi.

Nje gol spektakolar i shenuar nga ana e mesfushorit te talentuar Esat Mala ne minuten e 22-te te pjeses se pare pas nje asisi perfekt te Asanit i dha tre piket 15 here kampionecee te vendit.

Me kete sukses te besuarit e Skender Geges ngjiten ne krye ne kuoten e 13 pikeve.

Goli i shenuar nga Esat Mala. (TemA)

5 komente në “VIDEO: Kryeqyteti mbetet i kuq! Partizani merr një fitore spektakolare në derbi dhe ngjitet në krye”

  1. enter"" says:

    Ishte thjesht nje gol, mos shkruani traplliqe, ndeshje me gola

    Gjithsesi Forca partizon

  2. TIRONSI says:

    MORRI I KUQ FITOI,,, TIRANA DUHET TE LARGOI 6 LOJTARE 5 TE ZINJ DHE NJE TE BARDHE QE TE ECI LOJA,//////

  3. Kellira says:

    Fitore spektakolare?! 5 gjuajtje dhe 5 korne per 90 minuta!!!
    Ishte nje ndeshje e dhime. Kisha vite pa pa Derby dhe me erdhi per te dhjerë…

  4. Red or Dead says:

    Mbi “Tironen” eshte Rit Halili…
    …nen “Tironen” eshte ky i imi !
    Vallahi jane te papame si flasin para derbit .Flet Ansi hunderri nga Azerbajxhani ,flet Bakaj nga Bjellorusia ,Sina nga Spanja e Taku nga Amerika.Hajn dajak ne derbi e masanej presin dajakun e derbit tjeter qe te llapin prap.E ka robi i çik cipe po ktyne ja ka la uji i pusit.
    P.S. kerkoj falje per shqioen e shkruar por eshte per ta kuptuar “haxhiqamilsat”.
    P.S. Vertet qe Braçe nuk ka lidhje me basketbollin ,por ç’lidhje ka Ngoo me futbollin.
    Tironc i vjeter mos nenkupton afrikan i vjeter.Si shume i keni shtu o denbabadensa dumbabista !!

  5. shqiptari i ilirise says:

    Nëse kësaj ndeshje do i thuash “spektakolare”duhet të gjeni një fjalë tjetër për futbollin që luajnë Barcelona,Liverpool e tj.
    Ndeshja e djeshme tregoi se futbollistët e Patizanit dhe Tiranës janë nën nivelin amator.
    Të pa aftë për të organizuar qoftë edhe një aksin për të qënë.
    të pa aftë të qarkollonin topin qoftë dhe 3 pasime.
    As dinin të stoponin topin,as të driblonin dhe as të pasonin.
    Ndeshja e djeshme një tallje me publikun për shkak të propagandës mashtruese që bëjnë pronarët e klubeve për gjoja investimet në futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje