FOTO: Derbi i kryeqytetit, publikohen formacionet zyrtare

28 Shtator 2018, 19:15Sport TEMA

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga starti i derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, trajnerët e të dy skuadrave kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushën e lojës, për të përballuar 90-minutëshin e sotëm.

Kështu braziliani i Tiranës, Ze Maria ka preferuar të njëjtën 11-she që hodhi në fushë edhe javën e kaluar në Korçë, me ndryshimin e vetëm se këtë herë është rikthyer në formacion mbrojtësi i majtë Erion Hoxhallari.

Nga ana tjetër, trajneri Skënder Gega nuk i ka ndryshuar asgjë formacionit me të cilin përballoi Flamurtarin në ndeshjen e javës së kaluar, ndërsa dyshja shkodrane Hebaj-Çinari do ta nisin sfidën nga stoli.

Aktualisht lojtarët sapo kanë zbritur në fushë për të kryer nxehjen e zakonshme, para se të rikthehen në dhomat e zhveshjes, për t’u bërë gati për një nga takimet më emocionuese të Kategorisë Superiore.

1 komente në “FOTO: Derbi i kryeqytetit, publikohen formacionet zyrtare”

  1. degelisi says:

    Cfare eshte “Derbi”? Mos doje te shkruaje Debil?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje