Triumfi në derbi, Demi: Fitorja për Leon, ekipi do ketë shpërblim

28 Shtator 2018, 22:14Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, foli pas ndeshjes së fituar derbi për mediet e pranishme para stadiumit “Selman Stërmasi”.

Numri një i klubit të kuq u përgjigj shkurt dhe qartë.

Ai i dedikon këtë fitore tifozit të vogël të Partizanit, Leos, që humbi jetën.

Nga krahu tjetër, Demi premton se do të ketë premio për fitoren e derbit, pasi e ka bërë gjithmonë në të tilla ndeshje.

“Ekipi luajti mirë, derbi për Leon. Skuadra si gjithmonë do ketë premio për derbin”, – tregoi numri një i klubit të “demave”.

Demi duket i kënaqur nga skuadra dhe nuk ka pse të mos jetë, pasi kryeqytetasit po bëjnë mirë dhe po fitojnë. Pas takimit të fituar me Flamurtarin 3-0 vjen dhe fitorja më e rëndësishme në derbin e kryeqytetit.

3 komente në “Triumfi në derbi, Demi: Fitorja për Leon, ekipi do ketë shpërblim”

  1. Iris Oparaku says:

    Nje merite te madhe per fitoren e Partizanit ndaj Tirones ka edhe ai miu i Lozhanit, po aq sa edhe topat e Demit!

  2. Tirona says:

    Ku je refik deshtaku ? Akoma do vazhdosh te drejtosh tironen? Si ne kohen e falimemtit halili asnjehere ne perballjet tirona – partizoni. Mallkimi dhe terso tani kane dy emra refik halili dhe ze maria. Largimi i tyre eshte emergjent. Mero morri kuq botoje komentin se kur shkruaj e tifozet e tirones ti nuk i boton. Pavaresisht dominimit te kuq keto vitet e fundit duhet qe meri ta dine se te kuqte jane formuar me vkm me vitin 1946 ndersa tirona eshte ekipi autentik i djemeve te kryqytetit shume vite perpara se enver krimineli te krijonte ekipet e diktatutes partimorrin dhe dinamon

  3. e verteta sade says:

    E para të thuash që Partizani luajti mirë,është e turpshme dhe qesharake.
    Partizani një skuadër me lojtarë nën nivelin amator.Lojtarë që s’dinë as të zotërojnë topin,as të triblojnë jo e jo dhe as të pasojnë.Nuk përjashtoj as Tiranën.
    Nuk aritën asnjëherë të bënin 3 pasime.Vetëm u përplasën me njëri tjetrin,gjoja si futboll i lugtuar ku lojtarët e Demit,pas golit në çdo dyluftim shtriheshin për të vonuar lojën.
    Eshtë e turpshme se deri në çnivel cilësor është ulur futbolli shqiptar nga lëta presidentë dallaveraxhinj që bëjnë di e natë propagandë mashtruese për gjoja investime në futbollin shqiptar.
    Furbollistët e Partizanit dhe Tiranës,më vesoni nuk i marin as kategoritë amatore edhe në vendet me futboll modest.
    Reklama dhe buja për të ashtuquajturin derbi Partizani – Tirona një tallje e madhe me publikun futbolldashës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje