Ushtria amerikane ka pësuar humbjen e parë në avionët e saj F-35, ku një prej tyre është rrëzuar në Karolinën e Jugut.
Ndërkohë, piloti arriti të dalë me parashutë para se avioni të rrëzohet, duke shpëtuar.
Autoritetet bën të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbulimin e shkakut të rrëzimit të avionit.
F-35 janë avionët më të shtrenjtë luftarakë.
Shitjet globale janë parashikuar në më shumë se 3 mijë avionë.
Ky program ka marrë kritika të shumta si për koston e tij, ashtu edhe për efektivitetin në luftime.
Avioni i përfshirë në incident kap një vlerë prej 100 milionë dollarë.