Makinat me të cilët udhëtonte Enveri. Ja historia e “Mercedes 600”

29 Shtator 2018, 19:18Politika TEMA
Makinat me të cilët udhëtonte Enveri. Ja historia e

Nga Leonard Veizi

Në historinë njerëzore të 100 viteve të fundit, një nga kureshtitë më të mëdha ka të bëjë dhe me markat e makinave me të cilat kanë udhëtuar krerët e shteteve. Sidomos e atyre drejtuesve të lartë, jeta e të cilëve ka qenë e mbuluar me më shumë mister se sa e yjeve të muzikës apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun…

…Një Mercedes 600 tip limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e makinave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist Shqiptar, Enver Hoxha.

Dëshmitë

Në ditët e sotme gjetja e një Pullman 600 që nuk është në pronësi të dikujt cilësohet si një gjë mjaft e vështirë. Duhet pasur parasysh nga ky tip i shtrenjtë e plot shkëlqim, i projektuar dhe montuar mes viteve 1963 dhe 1981, janë vetëm 2.677 ekzemplarë.

Megjithatë Enver Hoxha ka parapëlqyer që nëpër rrugët e kryeqytetit apo udhëtime të shkurtra të përdorte një Mercedes 300 SEL. Për të shkuar në zyrën në Komitetin Qendror, Enver Hoxha nuk përdorte makinë, por shkonte në këmbë. Ndërsa limuzina gjashtë dyershe lëvizte rrallë.

Ky dossier është mbështetur mbi tre dëshmi që cilat më janë dhënë gjatë kohëve: e Sulo Gradecit, ish-shefi i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, Arif Bizhgës, një prej shoqëruesve të tij pas Luftës dhe Hamdi Sinës, ish-shofer i familjes Hoxha.

 Rregulli

Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte me trimëri, por as frikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”. Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit. Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi 300 SEL me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë. Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.

Pas Luftës

Menjëherë pas Luftës, Enver Hoxha ka përdorur një Fiat Millecento” e pas saj ka marrë një “Alfa Romeo”, të dyja prodhim italian. Por pas kësaj periudhë filloi futja e makinave të prodhimit lindor. Për delegacione të nivelit të lartë, si në rastet kur në Shqipëri erdhi Hrushovi, Sianuku e Çu En Lai nxirrej ZIM-i sovjetik, i zbuluar. Enveri kishte pasur një ZIM që në vitin 1950 dhuratë nga Stalini me targën 0331. Në 1954 e ndërroi po me një ZIM pasi rusët në atë kohë sollën  makina të këtij lloji për gjithë udhëheqjen. Në vitet ’60 për të erdhi dhe një makinë kineze “Flamuri i Kuq”. Ndërkohë Enver Hoxha përdorte dhe një “Gaz 69” për rrugë malore, 4×4 që ishte një prodhim sovjetik shumë e mirë.

Prodhimet perëndimore

Pas viteve ’70 në “Bllok” u rikthyen sërish makinat perëndimoreNë atë kohë u porositën dhe 8 Benza në Gjermani. 7 prej tyre ishin “280 SEL” që i morën anëtarët e Byrosë Politike . Makina e 8-të ishte “Benz 600” tip limuzinë me 6 dyer për Enver Hoxhën. Sipas njerëzve që i shërbyen nga afër udhëheqësit komunist  “Benz 600” tip limuzinë me 6 dyer ishte elektronik, me sofieta që ngrihej kur kishte rrugë të këqija, me xham që pengonte komunikimin me shoferin e me sediljet e pasme që mblidheshin për të krijuar një hapësirë të madhe. Shpenzonte gjithsej 15-16 litra benzinë për 100 km.

Teknologjia Benz

“Mercedes 600” u krijua nga tradita e shkëlqyer e Mercedesit, për prodhimin e limuzinave luksoze të kalibrit më të lartë, me super fuqi teknologjike 600. Në të njëjtën mënyrë si ‘Großer’ 770 dhe Adenauer 300 që i parapriu asaj, 600-ta ishte një limuzinë e klasit botëror, e cila inkorporonte me sukses një miksim të pasurisë teknologjike, ekskluzive, e një cilësie të patregueshme, me karakteristika të sofistikuara teknologjike dhe me një performancë befasuese. Kjo makinë solli befasi, por gjithashtu ishte jo fort e vlerësuar, sidomos kur krahasohej me ofertat e hijshme nga Rolls-Royce dhe Cadillac. Të shtrenjta pasivisht, dhe të mbushura me karakteristika të reja teknologjike, makinat ishin të mira për një 120mph të vërtetë. Duke mos pasur asnjë motor të madh për makinën, Mercedes krijoi një nga motorët më legjendar të saj. Makina kishte frena disku dhe amortizatorë të pavarur rreth e rrotull, një sistem masiv hidraulik të famshëm që mundësonte amortizimin, sedilje të mëdha, siguresa për dyert e dritare.

Bossat që mbanin Mercedes 600

Po të kërkosh në revistat e kohës, do të gjesh materiale që flasin për prodhimin e shtrenjtë Mercedes 600 dhe njerëzit që kishin mundësi të kishin në përdorim të tyre një prej ekzemplarëve të rrallë. Projektuar dhe ndërtuar bukur, modeli i limuzinës Mercedes 600 ishte shumë ekskluziv dhe astronomikisht i shtrenjtë (makina më e shtrenjtë në botë, në vitin 1965 shkonte në më shumë se 22,000 dollarë). Ajo pati klientë të shquar, ku përfshiheshin diplomatë, industrialistë dhe yje të skenës dhe kinemasë. Personazhe të famshëm kanë pasur në pronësi Mercedes 600, përfshirë: Coco Chanel, Elvis Presley, Elizabeth Taylor, John Lennon, Aristotel Onassis, Jack Nicholson dhe Bob Jane. Trendi i këtyre makinave u shndërrua në trendin e makinave të diplomatëve dhe personazheve politikë, shumë prej të cilëve, krerë komunistë. Kanë pasur në pronësi Mercedes 600 në vite: Hirohito, Idi Amin, Jomo Kenyatta, Nicolae Ceauşescu, Leonid Brezhnev, Enver Hoxha, Pol Pot, Fidel Castro, Josip Broz Tito, Saddam Hussein dhe Kim Il Sung.

 Fundi i makinave të rralla

Për shumë vite, disa nga makinat e Enver Hoxhës kanë qenë në fondin e Kinostudios e cila i përdorte për të luajtur filmat e kohës.

Mercedes 600 i rrallë i Enver Hoxhës tanimë nuk është më në listën e Parkut të Delegacioneve ku ai pati shërbyer për vite më radhë, në të cilin kanë hipur shumë nga personalitetet e huaja që zbritën në tokën shqiptarë pas vitit 1990. Mercedes 600 prodhim i viteve ’70 është ndërruar me një tjetër Mercedes 600 serie, shumë më modern por me shumë më pak vlera.

Makinat të cilat ka përdorur Enver Hoxha

Fiat Millecento

“Alfa Romeo”

Flamuri i Kuq

Gaz 67

Gaz 69

Kadillak

Mercedez Benz 300 SEL

Mercedez Benz 600 Limuzinë

12 komente në “Makinat me të cilët udhëtonte Enveri. Ja historia e “Mercedes 600””

  1. i lexus si te tjeret says:

    ENVER HOXHA perdorte makinat e parkut te delegacioneve , nuk kishte makin private si saliu qe e ka ne emer te vet bencin 700 mij dollar te blindum ,qe tek e fundit ENVERI e ndertoj kte vend nga Aja tek ZHja , kurse saliu e prishi nga Aja tek ZHja e dogji tre her e ktheu si ne kohen e zogut , e shpartalloj fare.

    1. Grigor says:

      O lexues,
      Keta gazetare koqe kandari na ofendojne intelektin ne çdo artikull, por nuk kane faj, sepse e bejnë pa dashje, pa te keq.
      Ketyre u duket sikur Jane zbuluar Ameriken, dhe harrojne që ne u rritem dhe u plakem ne ate regjim.
      E keqja e Shqipërisë nuk ishte Benzi 6000 I Enverit, dhe as Benzi i blinduar i Saliut.
      As bunkeri i Rames ne Surrel nuk eshte problem. Kryeministri, presidenti apo kryetari I nje partie nuk presupozohet te jetë i varfer. Air Force One I presidentit Amerikan eshte bishe e vërtetë.
      Problemi eshte diku tjeter.
      Si e gjeti Shqipërinë Enveri dhe çfare la, Apo fare vodhi?
      Si e gjeti Shqiperine Saliu, si e la dhe fare vodhi?
      Si e gjeti Shqiperine Rama, si po e le, dhe çfare vodhi?
      Per te treja keto pyetje, nuk kemi nevoje per Zigur Qorrin.
      Populli e di vetë pergjigjen.

  2. beno says:

    Pak me shume informacion :
    Te dhenat teknike:
    Motor Mercedes-Benz M 100 6332 cm³ V8 184kw apo 250 kuajfuqi
    gjatesia 5540 mm ( Pullman 6240 mm)
    Shpejtesia maksimale 205 ( Pullman 200) km/h
    Pesha e pergjithshme 2990 kg (3280 kg)
    Harxhimi i lendes djegese 26,8 l/100 km
    Cmimi: 175.392 DM (201.981 Euro) ne vitin 1970 ! kur e bleu gjirokastriti.
    Nga 2677 makina Mercedes 600 qe u ndertuan gjithesej, 429 ishin Pullman-Variante (me gjashte dyer).
    dhe nje nga keto e bleu Kumandari yne qe na tregonte neve se i arnonte corapet per te kursyer !
    Harxhonte 26,8 litra / 100km dhe jo 15-16 litra si shkruhet me larte (akoma me genjeshtra )

  3. Komentuesi says:

    E para-Keto makina lluksoze dhe te sigurta,Enver hoxha i ka patur hallall,se i meritonte.E dyta-Enver hoxha nuk kishte frike kure dilte neper qytetet e vendit,se e mbronte jo vetem sigurimi i shtetit,por edhe vete populli qe e donte shume.Sot kemi nje Sali Berish.Ai ka frike,vishte antiplumb,me makina te blinduara,me nje shik personal dhe shteteror,se ka bere krime te medha ndaj popullit shqipetar.Prandaj populli i ka vene emrin atij,Sali krimineli se ka bere krime te medha dhe e urren aq shume sa nuk ka mjete matese ti masin.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Or z.Veizi ju nuk lini rast pa reklamuar qoftëlargun tuaj. ..mirë bëni se vazhdoni të kontrolloni çdo gjë dhe nuk doni t’ia dini për asnjë gjë. .po kujt ja tregoni këtë paçavure ? popullit? populli e provoi për 45 vjet ‘ëmbëlsinë’e qoftëlargut dhe nuk ka nevojë të tregoni se me çfarë makine qarkullonte çfarë numri i kishte këpucët apo çfarë ushqimi pëlqente më tepër. .nuk lini ditë pa bërë shkrime për qoftëlargun gjoja tregoni një aspekt por me sfond imazhin e tij…ju mund të keni shumë para dhe pushtet dhe sigurisht që i keni sepse edhe i demostroni dita ditës mirëpo me ato paratë tuaja nuk e ‘shenjtëroni’dot qoftëlargun tuaj sepse ai ka bërë shumë gjynahe mbi këtë popull e mos u bëni merak hiç se nuk e harrojmë fare ne atë. ..ju nostalgjikët mbajeni për veten tuaj qoftëlargun mbajeni në shtëpitë tuaja në mëndje në zëmër e ku ta doni ju por popullit boll ja servirët se është bërë bajate e nuk kapërcehet me asnjë gjë. .

  5. degelisi says:

    Fjala “trndi” mos eshte treni?

  6. Shqupisti qe per salen se rru fare says:

    Zhaklina mos fol ne emer te popullit , se nuk e ke me vete , me vete ne ket tem ke ish burgaxhit antishqiptaret sherbetoret e nazifashizmit dhe njerzit e tyre dhe ish te internumit por dhe kta jo te gjith ,prandaj mos e ndy ket popull me nostalgjit e bashkpuntorve te nazifashizmit dhe agjentet e sherbimeve te huaja qe punonin kunder shtetit shqiptar te asaj kohe , te atij shteti qe populli e votonte 99.99 perqind me deshir , qysh ne oren 6 te mgjesit me gernet dhe hakeng shkonin ne votime njerzit flas per ne tiron , jo si shkojn sit ne votime me cuba kriminel dhe halabak vjedhin kutit rruges , laj gojen kur flet per at burr shteti ,meru me llumin ata te shkojn per shtat ,ne emer te popullit mos fol , ky popull ate qe shan ti e qau kur vdiq dhe mbajti dhe 7 dit zi dakort . Ti diskuto noj hamut zog noj ball komtar noj pjeter mustakuq qe per i viç e zu nota jasht , kta jan seria jote po jo e ter popullit mos fol ne emer te popullit.

    1. joel shkodra says:

      Po edhe ti “Shqupisti” mos fol ne emer te popullit qe ishte i detyruar te çohej qysh ne 5 te mengjezit e te shkonte duke kenduar e kercyer per te votuar vetem per nje kandidat. Le pastaj kur çohej me 3 te nates per nje shishe qumesht. Besoj nuk i ke harruar. Prandaj, ka gjithfaresoj populli. Popull si ti qe, siç duket, ke jetuar mire atehere e shumica qe çoheshin me 3 te nates per nje shishe qumesht apo per nje kile mish.

    2. zhaku i pamposhtur says:

      Ti shqupisti duhet të jesh pak i moshuar në moshë sepse duket që je i pjerdhur. .nuk jam unë që flas në emër të popullit por ishit ju me në krye qoftëlargun tuaj që flisnit në emër të popullit..që bënit internime burgime e pushkatime në emër të popullit thurnit intriga dhe me dëshmitarë të rremë e me gjyqe të stisura me dyer të mbyllura keni marrë më qafë shumë shqiptarë. .fara juaj e ndyre ushtroi presion të papërballueshëm mbi këtë popull të vuajtur që vuante për bukën e gojës dhe nuk kishte guximin që të thoshte ore njërëz skemi të hamë sepse ai qoftëlargu juaj ta kishte gjetur vendin pa mbaruar fjalën..këtij i thua burr shteti ti njeri nostalgjik?populli nuk votonte me dëshirë dhe atë 99.99%MERRE DHE FUTE BYTHË sepse atë nuk e pranojnë as ligjet e natyrës. ..ja bëje provë ti në shtëpinë tënde a do të votojnë fëmijët e tu 99.99%…nejse ju nostalgjikët jeni tepër të sëmurë për të diskutuar por megjithatë unë dua të them se kur u tërhoq busti i qoftëlargut unë kam qën prezent në mes të turmës dhe ajo turmë nuk ishte me kolaboracionist apo shërbëtor të nazifashizmit sikurse ju intereson ti paraqisni por ishte popull. ..popull i mbushur me urrejtje për sojin tuaj te qelbur që vazhdoni akoma paturpësisht të qelbni atë vënd me praninë tuaj. .

  7. Plaku says:

    Ore po pse nuk flisni se cu be kjo makine dhe sh makina te tjera te ish udheheqjes. Lerini pallavrat se fundja ata ishin e na udhehoqen ate kohe, aq kishin ne koke e aq dhane, po te pakten dhe u ndertua vendi e u mbush me fabrika e kombinate e plot e plot, se skemi kohe te meremi me to, po keta bandillet qe erdhen mbas ndryshimit te sistemit, qe i shkolloi ai qe ishte pa shkolle, simbas ketyre, pse e shkaterruan kete vend sa hap e mbyllsyte? Tani sa i perket ketij Mercedesi te famshem, pse nuk flisni dhe ti kerkoni llogari, ish Kryeministrit aleksander meksi dhe ish Presidentit sali berisha, cu bene keto makina dhe perse i shitet apo me mire i falet keto makina? Ketyre tu kerkohet llogaria deri ne nje se jane keta autoret e ketyre maskaralleqeve qe filluan tatepjeten e ketije shteti, ose me mire eshte sali berisha qe akoma vazhdon sot e kessj dite duke shpifur e bere maskaralleqe qe zor se i rrok mendja njerezore.

  8. thanas mustaqi says:

    Për saktësim: në fakt, sipas portalit të specializuar për makina “grozovikpress.ru”, në foton e botuar, nuk kemi të bëjmë me ZIM, por me një veturë kabriolet ZIS-110B, version i veçantë qeveritar (i blinduar), dhuruar nga Stalini Enver Hoxhës. U përdor si në vizitën e udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov, në maj 1959 dhe të Kryeminstrit kinez Çu En Lai në janar 1964.
    Inicialet ZIS në rusisht do të thonë “uzina me emrin e Stalin-it”, ZIM – “uzina me emrin e Molotov-it” dhe ZIL – “uzina me emrin e Lihaçov-it”.

  9. ELIOT says:

    ha ha ha kur popull skishte nje biciklete Kineze ;;; Enver pashai bridhte me benza nga Gjermania ;;Nuk cuditem Enveri ishte egoist tradhetar i popullit ;; Qe thonte beni sic them une por mos beni sic bej une;;;; Enveri i urrente kapitalistat ;;;;Por vete jetonte si ato ja surrati i vertete i Hitlerit te ballkanit ;;; Turpit te Shqitarev;; dhe ju q ee mbroni ;;Keni tru sa nje lope shurramane zgjebsa krinela spiuna ; HEJ ZGJEBSAT E BOTES BOLE CHEVIKET DES MERDES … ZOGUT JA DHUROI HITLERI VETUREN E VET ..SE BLEU ME LEKET E POPULLIT SI ENVERI … KUR POPULLI I BLENTE USHQIMET ME COPA LETRASH ..ENVERI BLENTE VETURA NGA ME TEMIRAT NE BOTE ..JA REALITETI ..MERCI SHOKU VEIZI … POR NUK KAM PRITUR TE SHKRUANI JU PER TE GJUKUAR ENVERI SI PUSHTIN ME TE MADH TE HISTORISE SE SHQIPTAREVE … ME ESAT PASHEN DHE HAMZA KASTRIOTIN … JANE BAJGAT E SHQIPERISE JANE SHURRAT E DEMOKRACISE .JANE MUTRAT E LIBERTESE TE EGALITESE … VIVE LA LIBERTE … VDEKJE TRADHETAREV TE LIRISE …A BIENTOT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje