Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të përfitoni vetë!

29 Shtator 2018, 16:15Politika TEMA
Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të

 

Zamira Çavo

Ndodhi sërish. Për të qindën  apo për të mijtën herë! Gjithnjë dhunë ndaj vajzave, ndaj femrës ndaj të dashurave apo edhe grave, të cilat janë shndërruar në “ish”.  Dhuna e një shoqërie që e quan veten “burrërore” e që di ti zgjidhë problemet me dhunë! Dhunë që falë Zotit këtë herë nuk përfundoi  në  vrasje.Po sa herë ka cuar drejt vdekjes dike që  dikur e ka dashur? Sa herë ka ndodhur? Sa herë kemi dalë rrugëve për të protestuar kundër dhunës ndaj grave?! Sa herë? Cfarë ka ndryshuar? Mendoj se shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet mirë për të kuptuar se cpo ndodh me të. Rasti Xhisiela është një rast kur duhet të refelektojmë.

-Së pari shoqëria shqiptare është bërë shumë herë më e dhunshme se dikur kur sundonte Kanuni! Kanuni nuk e prekte gruan. As nuk e dhunonte. SI ka ndodhur? Fare thjeshtë; Kemi future dhunën sit ë vetmin element për të zgjidhur problemin. Dhunën dhe arrogancën! Kjo dhunë duket që nga Tempulli ynë I pushtetit, Parlamenti, e deri ne shkolla ku mësuesi rreh nxënësin.

-Së dyti : Edukimi I fëmijëvë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit familjar e shkollor. E kur prindërit janë “Boss” parashë, janë avokatë e gjygjtarë të pasur, janë bankierë e deputëte ,shpesh fëmijët e tyre e quajnë të tyren këtë pushtet, pasi babai ua zgjidh hallet me telefon dhe ata vetë I zgjidhin herë me grushta e here me plumba. Askush nuk I dënon sepse paratë janë më të pushtetshme se gjithcka. Këta prindër I kanë humbur me kohë këta fëmijë. Dikur ata do përfundojnë ose para pistoletës së ndonjë të “forti” tjetër ose pas kangjellave të burgut diku nëpër botë. Tufat e parave I bëjnë hije dhunës, plumbit dhe vdekjes!

-Së treti: Ka shumë vajza që për të dalë nga bataku I varfërisë, për të “jetuar jeten” sipas tyre, bëjnë gjithcka për tu lidhur me dike që të mund tua sigurojë këtë “jetë”. Lidhen me paratë aq shumë sa harrojnë personalitetin e tyre. Pranojnë të poshtërohen e të dhunohen vetëm që të mos e humbasin këtë jetë. Eshtë një marrëzi që  është përhapur gati si epidemi. Vajza që   janë gati ti hyjnë në shtart kujtdo për ca para!  Dhe mos themi se këtë e bëjn varfëria. Kemi qënë edhe më të varfër por edukimi dhe mbajtja afër e femijëve nga familja e shoqëria, media e shkolla fokusoheshin në këtë edukim ! Sot këta aktorë janë tërësisht kudnër.

Ndaj ndjejë neveri kur bërtasin për drejtësi mediat që e quajnë të mbaruar punën e tyre, sapo bëjnë lajmin “skup”. Ndjejë keqardhje për ato shoqata që vazhdojnë të bëjënë protesta vetëm kur ndodh dhe asnjëherë nuk ndërhyjnë për të parandaluar aktet e dhunës kudo shfaqen.

Ndjeje neveri për gratë deputete që edhe nga fatkeqësi të tilla synojnë të nxjerrin përfitime politike. Asnjerit prej tyre nuk u dhimbset Xhisiela! Të gjithë kërkojnë të nxjerrin përfitime nga ngjarja.

Boll më. O njerëz  ktheni sytë nga shkaqet që e pjellin cdo ditë këtë dhunë. Dhe lereni në fatkeqësinë e saj vajzën! Ju nuk doni ta ndihmoni atë. Ju po e dhunoni edhe njëherë  duke  e hedhur në prehrin e një opinion public maskilist dhe të dhunshëm!

16 komente në “Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të përfitoni vetë!”

  1. Fiqo says:

    Fiks kakarrisje prej surratbythe shoqatash!

    1. Ilash says:

      Nuk kam koment, duhet te heshtim para kesaje Zonje te nderuar, qe analiza qe ajo ben na ben me faje te gjitheve, aq me teper analistet neper televizione aq me teper i pafytyri Basri Collaku, qe vendos ne ballance me deputetin fajtor vajzen e pafajshme. Turp per ty dhe me turp per ata qe te Marrin ne emision, qe je kujdesur me shume per shpfje kunder deputetet se per fatin e vajzez se pambrojtur. Vetem gazetare nuk mund te jesh Por nje mbeturin toksike.

  2. BRSS says:

    BERTASIN KURVAT E PD SE DUAN TE VIN NE PUSHTET DHE ME DEMEK SE U DHIMBSET AJO VAJZA KETYRE ZUSKAVE TE PD NUK U DHIMBESEN PRINDERIT QE U KAN BERE KOKEN E JOME TE TJERET KETO DUN POST DHE LEKE DHE TE MBAJN KEMBET TER DITEN LART NDYRSIRA TE PESHTIRA

  3. Lala says:

    Aspak koment i thene zonja te gjitha.

  4. Lala says:

    Aspak koment i ka thene zonja te gjitha.

  5. vang says:

    Te lumte z. CAVO.Ashtu eshte.Shume po cirren se ky fenomen eshte i lidhur me qeverisjen dhe jo me nivelin e shoqerise shqiptare. Fenomeni nuk eshte i ri.Ne perudhen komuniste grate ,shumica e atyreve qe u ndodhte te dhunoheshin,nuk ndiheshin.Shoqeria shqiptare pevec qe eshte maskiliste tani perkeqesohet se perdoret edhe per qellime politike.Qarjet e deputetes se PD po te mos e lidhte diskutimin me faktore politik,mund te ishte i besueshem.Por nuk mjaftojne keto kur aty na shtohen edhe shpifje nga ana e PD.Dhe lotet e deputetes dalin qe jane lot krokodili.

  6. Sit back and relaks■●▪ says:

    Qe femra te shkoje me ndergjegjen e saj me dike per interes personal eshte mese normale, morale dhe ligjore, ashtu sic ka dhe meshkuj dhe ka raste plot qe shkojne per interes me femra me pushtet dhe para dhe deri kur marredhenia eshte konsensuale nga te dyja krahet nuk ka asgje te paligjshme pasi cdokush me trupin e tij ben ci do qejfi pasi eshte prone e tij dhe i perket atij per sa kohe eshte ne moshe madhore dhe i afte menderisht. Ceshtja ndryshon kur njeri nga partneret detyron nepermjet dhunes fizike apo psikologjike partnerin tjeter te kryeje veprime apo marredhenie pa deshiren e ketij te fundit. Nuk i dime te gjitha detajet e historise por fakti qe ka pasur dhune prej djalit ndaj vajzes pranohet dhe cfaredo te kete qene arsyeja qe perdoret si justifikim dhuna hetohet, gykohet dhe ndeshkohet. Nqs djali ka qene i paster nuk kishte pse ti behej presion policise apo denoncueses por te lihej policia e lire te hetonte ngjarjen dhe djali dhe i jati deputet. te tregoheshin bashkepunues me policine per te zbardhur te verteten e jo per ta mbuluar ate. Ky rast ben me shume zhurme e buje pasi kemi rastin e implikimit te fuqise se pushtetit te dhene x individi prej futjes ne listen e deputeteve me firmen e kryetarit te partise dhe te certifikuar me vote. Pra eshte rast i paster i abuzimit te pushtetit besuar zoterise prej zgjedhesve te partise, eshte rast i paster i hipokrizise kur politikanet e zgjedhur per te bere ligje bejne antiligjin dhe viktima ketu eshte pikerisht dikush qe mund ti kete dhene edhe voten deputetit i cili qellon te jete i jati i dhunuesit te vajzes. Po si u be zoteria deputet, sigurisht pas kontributeve financiare zemergjera, pas sigurimit te nje numri votash per partine duke perdorur kulacin dhe kerbacin dhe pasi e ka treguar veten si te vlefshem per partike Kryetari Rilindas e ka futur emrin e tij ne listen e deputeteve. Pra politika pasi te ble apo te vjedh voten e merr pushtetin, te perdhunon,te vjedh e te baltos dhe ti nuk ke te drejte as te ankohesh kundrejt atyre qe presupozohet te jene sherbetore te popullit por qe ne fakt kthehen ne xhelate sapo marrin pushtetin.

  7. Kete shtet rrumpall ndertuam qe ne fillim me komunistin sali qe i la njerzit te vrasin te shkatrrojne te vjedhin te drogojne te shplajne trute te pasurohen be menyre te paligjeshme ;vetem e vetem te votonin per kete maskara kriminel.
    Dhe sot eshte teper vone qe tja mbledhesh turkoshakut .
    Qeni u leshua nga zinxhiret dhe po ha jo vetem te zone ,por cfare dhe kush ti dale perpara.
    Kjo shoqeri frymezohet nga parlamenti i dhunes dhe i mashtrimit ,nga hajdutet qe nuk kane pynuar nje dite……

  8. Paqesori says:

    Kjo eshte e gjitha . Tjetra eshte qe kjo vajze e arsimuar duhet te shkundet dhe te veri mendje ne pune ! Mjafte gabime ka bere deri tani…leshoje shtrengoje ! Mos ta leri vehten si nje top ne kembet e feliqura te politikaneve te etur per pushtet qe nuk dine te arsyetojne por vetem te bejne gojen corap dhe te llasticave te kuvendit qe nuk dine te shtrengojne trurin por vetem belin !
    Merre fatin tend ne duart e tua moj vajze !
    Mos bej fatkeqen , pavaresisht asaj qe ke pasur per pjese , lufto ! Lufto per pak dinjitet ! Per pak njerzillek , se jeta eshte e gjate dhe sejcili nga keta qe ben si heroin tani…neser as do te meshiroj, as do te kujtoj….dhe ti duhet ta jetosh me pak nder, nese te ka mbetur !

  9. luani says:

    Ke shume te drejte dhe jam plotesisht dakort me cfare shkruan,po fatkeqesia me e madhe e jona dhe dhunusit me te medhej te ketij vendi,jane keta mostra,qe medemek i mbyti maraku per ate vajzen,keta plehra,qe kane 27 vjet qe dhunojne dhe perdhunojne nje popull te tere,keta qe njihen me emer e mbiemer,keta qe kane dhunuar te gjalle e te vdekur,qe kerkojne qe me ngjarje dhe fatkeqesi te tilla te fitojne kapital politik,pamvarsisht, se dhe keta vete,e dine shume mire qe ky popull i njeh mire dhe ka kohe qe i ka var teneqen ketyre mostrave .

  10. Kripa e Valbones says:

    Perse nuk po shkruan Ziguri? Ky qe rehatohet nga mbrapa ( sit back ), e beri detyren

    1. sit back and relaks says:

      Ckemi Bona, ke nevoje per nderrim vaji? Ta nderron lali, vec me thuj ku dhe kur e ta tregoj une si rehatohem, para apo mrapa. Majmun

    2. sit back and relaks says:

      Ckemi Bona, ke nevoje per nderrim vaji? Ta nderron lali, vec me thuj ku dhe kur e ta tregoj une si rehatohem, para apo mrapa. Majmun.

    3. sit back and relaks says:

      Ckemi Bona, ke nevoje per nderrim vaji? Ta nderron lali, vec me thuj ku dhe kur e ta tregoj une si rehatohem, para apo mrapa. Majmun..

  11. Jimi says:

    Grida kerkon te mbroj femren shqiptare nga dhuna!? Grida nuk denoncoj dote Salianen per dhunen e ushtruar ndaj saj!? Apo mos duhej ta denonconte Saliana Griden per dhunen qe ajo ushtroj ndaj saj, Salianes!? Eh c’te presesh nga ky parlamentkuplara, ku horra, vrases e prostituta bejne ligje per viktimat e tyre, per njerezit e ndershem e te pambrojtur!? O tempora o more…!

  12. Komentuesi says:

    Lotet e korkodilit te GRIDA DUMES,tregojne me se miri,hipokrizine e saj dhe te partise se Bables.Atyre te pd-ke,nuk u interesojne fare,as u vjen keq, se sa rendohet vajza Xhesila,per jeten e saj, dhe po derdhin gjithe llumin e poshtersive e te tyre mbi kete vajze te pafajsheme,vetem e vetem per te njollosur qeverine,dhe ata te vijne ne pushtet me menyra djallezore.Problemi i Xhesiles,ishte vetem nje problem i saj personal,me nje djal.Por Opozita,me veprimet e saja antinjerzore,per te ardhur ne pushtet,po hedh ne mes te rruges kete vajze,dhe po bene pazare per ta diskretituar.Ai qen bir qeni Emiljano Nuhu,per te ruajtur bythen e tij,per te shkuar ne zvicer,sajoi kete masaker kundra kesaj vajze,qe Basha dhe Berisha çirren sot gjoja per te mbrojtur Xhesilen.Por ata po i bejne gropen.Une i them Xhesiles te behet e forte,dhe te mos bjere pre e histerizmave te pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje