Korçarët braktisin Bashën, në protestë veç qytetarë nga Pogradeci dhe Devolli

29 Shtator 2018, 17:13Politika TEMA
Korçarët braktisin Bashën, në protestë veç

Me pankarta në duar, përkrahës të Partisë Demokratike kanë protestuar disa minuta para se kreu i qeverisë të zhvillonte aktivitetin e organizuar me qytetarët e Korçës, “E gjithë vëmendja për ju”.

Protesta e zhvilluar pranë “Shtëpisë së Flamurit”, organizohej nga deputeti demokrat Klevis Balliu, djali i botuesit Fahri Balliu për të kërkuar largimin e Ramës. 

Ajo që vihet re është braktisja e protestës edhe nga vetë deputetët e Bashës në këtë qark të cilët rrefuzuan të marrin pjesë.

Megjithëse protesta ishte lajmëruar që dje dhe pritej të fillonte rreth orës 11:00, në fakt ajo filloi rreth orës 13:00, dhe pjesëmarrës ishin qytetarë kryesisht nga Devolli dhe Pogradeci, bashki të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të djathtë.

Përveç braktisjes nga demokratët e qytetit të Korës, tubimi është bojkotuar edhe nga deputetja Valentina Duka, e cila është edhe kryesuese e listës dhe sekretari i aksionit qytetar, Ervin Salianji.(TemA)

 

5 komente në “Korçarët braktisin Bashën, në protestë veç qytetarë nga Pogradeci dhe Devolli”

  1. Zigur Qarri says:

    Hahaha….politika e perçarjes!
    Endri Fuga genjen,megafonet e percjellin.U mesuam me keto mashtrime dale boje.
    Bravo korçaret!E vetmja Qeveri ne Bote,qe akuzohet ne protesta per vepra mafioze!

  2. pjeter says:

    Me sa kam degjuar une, pogradecaret thone qe Kapri eshte nje dhurate E.Rames, per faktin e zgjedhjes se kandidates te lsi-se ne zgjedhjet vendore te kaluara, per grupin e majte. Mendoj qe keta te protestes ne korce, jane rrogetaret qe duhet te justifikojne rrogen.Keta jane zero me bisht, nuk perfaqesojne askend, Rama keta lloj demokratesh i adhuron, sepse, i sjellin uje ne mullirin e tij, pa bere asne sforco.

  3. ce says:

    Ne krye te protestës sic e shihni eshte kërriçi i Faros Klevisi,,,

  4. Koço says:

    PD është berë tashmë gazi e turpi i botes . Kjo tashme perfaqeson një Bandë Maskarenjesh të gjithë kontigjente për te shkuarjes prapa hekurave , jo me von se 6 muaj me ngritjen e strukturave të SPAK e Vetingut pjesë e Reformes në Drejtesi . Vertet Çlirim i vërtetë i Shqipërise e Shqiptarëve .Zoti Edi Rama është njeriu i duhur e fat per shpejtimin e integrimit t ë vendit në BE dhe berjen Rilindjen e ketij vendi si gjithe vendet e qyteteruar , gjë që nuk mundej kurë të ndodhte me Banden e Anti Shqiptarit Kriminelit Berishë dhe Gjirizat që i kane shkuar pas . do jene zgjedhjet vendore 2019në të cilat Vota e Sovranit do deshmoje mbeshtetjen dhe besimin e pa lëkundur per rrugën e duhur ku po ecën vëndi .

  5. artani says:

    Nuk e kam pranuar dhe as mund ta mendoj duke ulur autoritetin tim si intelektual,duke mbaruar në perëndim, që të më përfaqpsojë djali jo se është djali i Fari Balliut ku i ati e hëngri sa me Partin e Punës dhe sa me PDnë,por sepse nuk është dhe nuk jep energji apo nuk ka aftësi për të qënë deputet,një sipërmarje jo vetëm intelektuale akademike por dhe morale. Kam lindur dhe jam demokrat në perceptim,por kurrë të bashkohem me turmën që mer udhëzime nga një mendje tjetër si ajo e djalit të Fariut. Respektoj çdo protestë,por jo atë që; më ka çuar nëna,me lar gojën,,. Ata deputetë që bënin opozitë, Basha, i largojë dhe pse ata mund të largonin Bashën,kështu që PDja,e them me keqardhje nuk ka të ardhme pa larguar Salinjan e Klevisa e shum të tjerë brenda partisë që japin asgjë dhe marin tallje nga shum ata,që presin më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje