Policia përplaset me separatistët katalanas në përvjetorin e votimit të pavarësisë

29 Shtator 2018, 20:22Bota TEMA

Gjashtë vetë u arrestuan në Barcelonë të shtunën pasi protestuesit pro-pavarësisë u përleshën me policinë duke shkaktuar trazira, ndërsa mijëra të tjerë u bashkuan në demonstratën rivale për të shënuar përvjetorin e parë të votimit polarizues të Katalonjës mbi shkëputjen nga Spanja.

Tensionet po vazhdojnë të rriten një vit pas votimit që nga Madridi u cilësua ilegal, por për katalanasit u shndërrua në festë.

Grupet pro-pavarësisë kanë qëndruar në tenda gjatë natës së premte për të parandaluar protestat kundër.

Autoritetet e Katalonisë thanë se 1000 persona ishin lënduar pasi policia kishte tentuar të ndalonte votimin në qendrat votuese para një viti.

Për disa orë, grupi pro-pavarësi ka brohoritur “As falje as harresë” duke u përballuar me protestat kundër që bënin thirrje si “Spanja me jetë të gjatë”.

Fundjava pritet të kalohet me protesta të paralajmëruara për të shënuar votimin për pavarësinë e Katalionsë vitin e kaluar.

Tensionet mbeten të larta në rajonin e pavarësisë, një vit pas referendumit të 1 tetorit që konsiderohet i paligjshëm nga Madridi, por festohet nga katalanasit separatistë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje