Dhunimi i vajzës, LSI sulmon qeverinë "Rama 2": Provë se shteti është kapur totalisht nga krimi

30 Shtator 2018, 18:07Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim dënoi “rreptë qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend”.

Me anë të një deklarate pas arrestimit të djalit të deputetit Rrahman Rraja, LSI-ja shpërndau një deklaratë për mediat ku lexohet se “ngjarja shumë e rëndë e dhunimit të një vajzë të thjeshtë në Fushë-Krujë dhe fshehja e saj nga strukturat qeveritare, që u bënë palë me deputetët e inkriminuar në të, është provë se shteti është kapur totalisht nga krimi”.

“LSI kërkon që prokuroria të largohet nga roli i shërbëtores me shërbim të qeverisë, por të hetojë me themel dhe të çojë përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në fshehjen dhe manipulimin shtetëror të ngjarjes, qofshin këta kryeministra, deputetë, pjesëtarë të policisë, prokurorë etj. 

Të hetohen të gjithë veprimet e mosveprimet që sollën në këtë trajtim kriminal të çështjes duke luajtur në mënyrë flagrante me jetën dhe integritetin e një vajze të re të pambrojtur.

Të hetohet sjellja skandaloze e shtetit në raport me nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe roli i çdo personi me detyrë shtetërore që ka influencuar negativisht e ka penguar në ushtrimin e detyrës të z.Nuhu. 

Të hetohet nga prokuroria shpërdorimi i detyrës nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kërcënuar e kanosur publikisht zotin Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti. 

LSI është e vendosur të luftojë deri në fund për zbardhjen e këtyre të vërtetave të cilat janë tashmë para syve të çdo shqiptari. 

Qeverinë e zhytur deri në grykë nuk e shpëton dot asgjë dhe opozita së bashku me qytetarët do ta thonë shumë fort fjalën e tyre kundra përdhunuesve e mbështetësve të krimit të veshur me pushtet”, shprehet LSI.(TemA)

6 komente në “Dhunimi i vajzës, LSI sulmon qeverinë “Rama 2”: Provë se shteti është kapur totalisht nga krimi”

  1. Llaman says:

    Durimi ka kufi zMero! Per cdo idjotllek dhe rrugac qe mund te jete djale deputeti apo karrocieri u dashka akuzuar kryeministri? Cjane keta kryetare partish debile?

  2. Ilo says:

    Nese Lulushi ka hallin te gjobat keto kukumjackat e Leshelise e kane hallin te vettingu pasi e dine qe do ikin ne burg dhe pjesa tjeter nga syte kembet me vjedhjen dhe baterdine qe kane bere

  3. xhemal says:

    ceshte kjo histeri politke, nga kush behet nga monika qe gjate ketyre 28 vjteve ka qene ne pushtet aktiv me kompetenca te medha rreth15 vjet kujton se e kemi kujtesen e shkurter ,qe burri i saj sot president i akuzuar per korrupsiob nga saliu per floririn,po edhe me ze e figure ne janar 2011 ku humben jeten 4 njerez te pafajshem,etj ndersa sot djali i deputetit u arrestua tia leme drejtesse te veproje sic u veprua per ilirin e monikes,ky terrorr psikollogjik tremb vetem laraskat se vjen nga korbat

  4. Skrapi says:

    Ti je nje mendje lehte femer vetem goje se trut tru nuk ke
    Ju jeni familje hajdutesh dhe vrases.
    Nga vete bemat qe keni bere po e vertoni.
    Ti nuk kupton se te kaqerrue hajduteria
    o Monika Cismja.

  5. Loku says:

    Monika te meret me Ilir floririn qe palloi gocen e gjyqtares Shpresa Beci qe e pranoi vet ne vidjon qe i nxori Dritan Prifti ky eshte perdhunues qe shfrytezoi postin e zevendeskryeministrit kur ishte me PD-ne

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Boll trapin na çatë dhe ju
    dit-natë na bëni zhurmuesin
    ç’kërkonte Nuhiu në kafe
    me carderrin Rexhep, Përdhunuesin?!
    .
    Dhe ty o Monikë Drejtësia
    një çizme në ballë të mbiftë
    siç jeni të gjith’ si Familje
    Rexhepi me shokë ju .iftë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje