Emri i Maqedonisë: Regjistrohen parregullsi të vogla në fillim të referendumit

30 Shtator 2018, 10:17Rajoni TEMA

Sipas burimeve të Alsat M, në rajonin e Velesit, Shtipit, Strumicës, Kumanovës dhe Manastirt votimi ka filluar në ora 07, pa ndonjë problem.

Në rajonin e qytetit të Shkupit në të gjitha vendvotimet, votimi ka filluar në orën 7 me përjashtim në fshatin Brazdë ne vendvotimin 2466 ku votimi ka filluar me gjysmë ore vonesë, për shkak të problemit me kyçin e derës.

Në rajonin e Tetovës gjithashtu votimi ka filluar në ora 7 me përjashtim në fshatin Gorjane ku votimi ka filluar në ora 7:25 minuta.

Në rajonin e Ohrit votimi ka filluar në ora 7 me përjashtim të vendvotimit 1895 në fshatin Dollogozhdë të Strugës ku votimi filloi me vonesë.

1 komente në “Emri i Maqedonisë: Regjistrohen parregullsi të vogla në fillim të referendumit”

  1. Kalec Dega says:

    Mun , mun os me tresh se kputet…bravo makedonas qe nuk i nenshtroheni presionit thuj…po te ishte ky problem per shqptaret te gjithe do banin si i thoshte Ramuti ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje