Vizita e Thaçit në Veri, Vuçiç: U kërcënua paqja, hyrja e forcave speciale të Kosovës ishte si sulm i armatosur banditësh

30 Shtator 2018, 09:07Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi sulm të armatosur banditësh hyrjen e forcave speciale të Kosovës, ROSU dje në veri të Kosovës.

Sipas Vuçiç me hyrjen e tyre në këtë territor u kërcënua paqja.

“Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave speciale të Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Kujtojmë se njësitet speciale të Kosovës të shumta në numër në veri ishin për shkak të vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dje në vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.

Thaçi pohoi se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, por autoritetet në Serbi thanë se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë.

Vuçiç, në një fjalim drejtuar kombit serb, tha se me vizitën e Thaçit u shkelën disa marrëveshje. “Nuk e di nëse kanë pasur pëlqimin e NATO-s, por kushti i dytë është shkelur plotësisht”, tha presidenti serb.  (TemA)

4 komente në “Vizita e Thaçit në Veri, Vuçiç: U kërcënua paqja, hyrja e forcave speciale të Kosovës ishte si sulm i armatosur banditësh”

  1. X.X says:

    Cili kusht o MILLOSHEVIC? Eshte brenda kufirit .Cfare jane serbet atje ,te pamvarur??/.

  2. Shqip says:

    Or cuvucuvic mos ke ngatrru adrese. Ujmani eshte KOSOVE. President i kosoves eshte Hashimi. Mos duhet te merrte leje ty

  3. Haka Tekizoti says:

    Idiot. Cili është ai President i një vendi që s’paska të drejtë për të vizituar territorin e shtetit që kryeson? A e ka të ndaluar Vuçiqi të shkojë në Preshevë etj. vende që banohen nga shqiptarë? Vuçiçi e sorollopi i tij kanë kaluar në skizofreni.

  4. Juglindori nga Korça says:

    E pastaj qe eshte Kosove e qe eshte Hashim Thaçi president , more Shqip , çdo te thuash me kete ? Paska te drejte qe , ne nje zone te banuar me shumice serbe , te hyje triumfalisht Thaçi i shoqeruar me qindra trupa ushtarake , sikur do te pushtonte zonen dhe policia , rrofte sebepi , te keqtrajtonte serbet , banore te zones ? Pse flisni e shkruani gjithmone ne menyre te nje anshme ? Eshte bere Kosova dhe qeveria e saj , sikur eshte ndonje superfuqi boterore , edhe pse me nje pistolete bejne roje dy police , kercenojne Serbine , a thua se SHBA-te dhe BE-ja , jane miq te Kosoves dhe armiq te Serbise . A i bijen lapsit kosovaret , qe Serbia , brenda dy oresh e pi kafen ne Prishtine ? Mos kujtojne se NATO , do te ndyje duart per se dyti , per te mbrojtur nje gjoja shtet , qe po i sjell botes vetem telashe ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje