Nga Zhaklin Lekatari
Shanset që të kesh menduar të paktën një herë në jetën tëndë për një mikeshë dhe zgjedhjet e saj personale, janë të larta. Edhe nëse ke heshtur, të paktën ke menduar: “ Çfarë dreqin është duke bërë ? “
Shumë prej nesh kanë parë gra fantastike të jetojnë marrëdhënie toksike. Është e lehtë të gjykosh dhe të mërzitesh me miqt e tu, sidomos kur ata sillen apo krijojnë situata që nuk meritojnë . Por, si fillim duhen parë se cilët janë faktorët që i shtyjne miqt, në këtë rast, gratë, padashje, në marrëdhënie toksike.
Në fakt, ne, grave, na kanë bërë një lavazh truri që në djep, për sjelljen e mirë, për atë që të bën të dukesh mirë, pa turpëruar familjen apo rrethin etj, etj, etj. Këto jo vetëm që janë sjellje që nuk i përkasin më kohës tonë , por vendosin gjithashtu gratë në situata të rrezikshme. Kjo për disa arsye.
Si fillim standartet që kemi për sjelljene djemve dhe burrave janë të ulta. Shumë rrallë ndodh që të komplimentojmë një burrë për empatinë apo për butësinë që tregon. Sa herë që një burrë kujdeset për femijët, lartësohet aq shumë , a thua nuk është detyra e tij të jetë prind, ose a thua është i mangët dhe dikush tjetër duhet t’i tregojë si të jetë prind. Shoqëria duket sikur ka standarte të larta rreth burrave vetëm nëse behët fjalë për lekë, forcë, dhunë . Sepse kur vjen puna te inteligjenca emocionale, sikur e pranojme me lehtësi që “ një burrë është burrë ”.
Nga ana tjetër, jo vetëm që nuk presim sjellje të mirë nga djemt dhe burrat, por gjykojmë gratë se kundërshtojnë apo i kundërvihen presionit të shoqërisë. Nëse je një grua që çon zërin, shihesh si “problematike”, apo “ histerike”, ndërsa nëse je një burrë , je i jashtë zakonshm dhe i fortë . Gratë ndëshkohen për forcën që tregojnë në repektin ndaj vetes, ndërkohë dhuna që ushtrohet ndaj tyre, bëhet normale ndonëse çmimi që paguhet është goxha i lartë.
Ne gratë jemi të mësuara që në vegjëli të sillemi si infermiere. Puna dhe suporti emocional që gratë japin është shumë i madh. Suport emocional do të thotë të jesh empatik, të ndihmosh partnerin në menaxhimin e emocioneve apo situatave të ndryshme. Kjo është shuuuuumë e lodhshme. Ky miti që gratë janë më tolerante dhe të kuptueshme apo infermiere te shpirtit, duhet thyer, prishur, djegur, zhdukur nga faqja e dheut.
Me pak fjalë duhet që standartet për marrëdhëniet personale t’i vendosim vetë . Nëse shoqëria të thotë të ulësh kokën dhe të jesh e bindur, ti padyshim që nuk duhet të bindesh, sepse ke detyrim moral ndaj vetes dhe mireqënies personale. Mos i beso mamit, apo miqve që të thonë që në fund të ditës, sjellja e partnerit tënd është OK, kur ti mendon që nuk është . Pra, mos injoro ndjenjat e tua, sidomos nëse nuk je e lumtur.
Nëse ke probleme me menaxhimin e marrëdhënies, kërko ndihmë , lufto dhe mos hiq dorë nga e drejta jote për jetën. Të gjitha ne, bashkë duhet të ndalojmë normalizimin e marrëdhënieve toksike. Të gjithë ne, bashkë duhet të ndalojmë të inkurajojmë dhunën ndaj gruas. Marrëdhënia është një skuadër, dhe nëse nuk ndihesh i mbështetur, përkëdhelur, dashur atëherë duhet të ndryshosh skuadër. Ose të jesh vetëm për disa kohë . Është një sjellje shumë më e shëndetshme. LOVE(tabu.al)
Na rrofsh topet o zhaku i pamposhtur! afersisht te njejtin rol luajne grate edhe ne perendim, eshte roli qe ju ka ndare natyra njerezore jo shqiptaret o zhaku i pamposhtur. Mblidh mend NQs kerkon familje, ndryshe bridh hu me hu.
Znj.Zhaklin, e ke shtjelluar keq kete ceshtje, duke treguar se natyra e gruas si infermiere,e bute, kokeulur etj, vjen nga edukimi
ne femijeri.
Kjo nuk ka te beje me ndonje lloj edukimi te vecante te vajzave ne vogeli, por ka te beje me natyren biologjike te femres, me genet tona.
Kjo sjellje e femrave ekziston edhe ne boten e kafsheve (pra, atje ku nuk ka edukim).
Perkushtuar per femijet, familjen apo dhe me gjere eshte nje tipar natyror i femres, e cila e ka gjithashtu natyrore edhe alruizmin shume me te madh se mashkulli. Natyra, per kete arsye ia ka dhene asaj edhe privilegjin per te mbajtur e rritur ne trupin e saj pasardhesin.
Pra, femra nuk mund te khehet me dekret ne mashkull dhe anasjelltas.
Por eshte e drejte kur thua se femra duhet te ngreje zerin e te kerkoje me force mbrojtjen e te drejtave te saj per t’u respektuar,
per te mos u dhunuar ne asnje lloj forme (psikologjike, fizike etj), per te kerkuar qe femijet ( djemte e vajzat)
te edukohen ne familjet e tyre apo dhe ne shkolle qe te vegjel, per te kryer secili detyrat e veta familjare, Keshtu me vone, kur te jene
bashkeshorte e prinder, meshkujt do te jene te dobishem ne familjet e tyre, pa iu bere barre te tjereve, pa kerkuar dhe pa urdheruar
gruan qe t’u sherbeje ( sikur te jene te paafte apo invalid).