Arkitekti i Bulevardit dhe i Terminalit të Tiranës merr Medaljen e Artë Mbretërore në Britani

28 Shtator 2018, 13:53Sociale TEMA
Arkitekti i Bulevardit dhe i Terminalit të Tiranës merr Medaljen e

Projektet e mëdha të Tiranës kanë marrë vlerësimet më të larta në rrethet arkitekturore të botës. Pas arkitetit të Teatrit të Ri Kombëtar, Bjarke Ingels, vjen një tjetër vlerësim i madh për arkitektin e Bulevardit të Ri dhe të Terminalit të Autobusëve në Tiranë, i cili nderohet së fundmi me çmimin më të lartë të Mbretërisë Britanike.

Arkitekti i dy projekteve që po marrin jetë në Tiranë, Sir Nicholas Grimshaw është vlerësuar me Medaljen e Artë Mbretërore për arkitekturë, e cila miratohet personalisht nga Mbretëresha e Anglisë dhe i jepet një personi ose një grupi njerëzish që kanë pasur ndikim të rëndësishëm “drejtpërdrejt ose tërthorazi, në avancimin e arkitekturës”.

Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA) vlerësoi “qasjen e jashtëzakonshme inovative të Sir Nicholas Grimshaw për arkitekturën dhe stilin e tij modernist”.

Ai është përgjegjës për një numër të jashtëzakonshëm të ndërtesave dhe projekteve të infrastrukturës me rëndësi ndërkombëtare, si dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të një arkitekture që e vendos teknologjinë në zemër të estetikës.

Sir Nicholas Grimshaw, arkitekti i njohur britanik, i famshëm për ndërtesat e tij moderniste dhe projektet e infrastrukturës në gjithë botën vlerësohet edhe si një frymëzim për gjeneratën e ardhshme të arkitektëve.

Përveç Bulevardit të Ri të Tiranës, studio prestigjioze ndërkombëtare “GrimshawArch” ka projektuar edhe Terminalin e Autobusëve në pjesën hyrëse të qytetit, nga ana perëndimore, që parashikon kushte moderne për lëvizjen e autobusëve dhe shpërndarjen e pasagjerëve, nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.

Gjithashtu, ai parashikon mjedise ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambiente sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve. Stacioni “Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.

 

3 komente në “Arkitekti i Bulevardit dhe i Terminalit të Tiranës merr Medaljen e Artë Mbretërore në Britani”

  1. palla says:

    Nji tash dihet me i dhane nje medalje edhe shteti yne bre burra. Ka ba gjana te majra ktu ne Tirane. Vetem hajnat e sal ram sheqere birishes dhe ilir florin po dun me fol keq per kat arkitekt.

  2. Lili says:

    Na mbyten bre to hulumtuar ne jeten e te medhenjeve e te sukseshmeve per me na bindur neve se sa te mire jane çunat tone qe perzgedhin ma te miret…
    Nuk mbulohet muti pse keni zgedhur nje arkitekt te mire,o betonizeret e tiranes qe mundoheni me ia mbyll gojen popullit me famen e te tjereve.
    Puna e arkitekteve qe zgedheni u pa me sheshin skenderbeu qe permbyti biblioteken…Asnje arkitekt ne bote nuk i thot vetit me arkitekt ne qofte se per faj te vepres se tij ndodh nje gje e tille..Prandaj ose nuk i keni krye punet ashtu si arkitekti i ka projektuar,ose ju e keni paguar mire se cdo arkitekt ne bote analizon ndikimin e vepres se tij tek veprat perreth,pos ne albanistan ku vidhen paret e projekteve edhe denaturohen edhe njerezet me fame…
    Cka thot tash arkitekti me po aq fame qe ndreqi sheshin e permbyti biblioteken? Si e arsyeton punen e bere keq? Punova per albanistanin alla albanistaneze ? Me nje buono per l’Albania?

    Pfffff ,jeni njereze pa pike karakteri ,inferior ne cdo aspekt moral,qe vetem kur ia lepini bythen nje te huajit ,ju duket se jeni dikkushi!

  3. Ai says:

    Eshte me siguri i korruptuar se i sherben mafies,kriminelve,drogmeneve dhe ndyresirave.Rrofte Sali Berisha me partine demokratike nga mbrapa dhe anash (djathtas) -Partiiiiii-Saliiii jemi gati me i thy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje