Bushati: Inkurajoj drejtësinë e institucionet në luftën kundër krimit e korrupsionit. Ftoj opozitën të bëhet pjesë e procesit

1 Tetor 2018, 15:06Politika TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe i deleguari politik për qarkun e Shkodrës, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për aktualitetin politik, inkurajon institucionet e shtetit të së drejtës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit

“Situata politike natyrisht e bazuar mbi trillim edhe shpifje, duke përfshirë dhe Shkodrën nuk është një atmosferë që mund të krijojë terrenin e përshtatshëm për të ecur më shpejt në procesin e integrimit evropian.

Nga ana tjetër më duhet të them që reformat që ju i referoheni janë më tepër kërkesë e vetë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, se sa e komunitetit ndërkombëtar. Detyrat tona janë të qarta.

Duhet të vazhdojmë të luftojmë pa kompromis krimin e organizuar, duhet të intensifikojmë luftën kundër korrupsionit, duhet të vazhdojmë me shpejtësi procesin kirurgjikal që ka nisur në Pallatin e Drejtësisë, dhe kësisoj këto reforma jemi të bindur që do të krijojnë dhe një impakt pozitiv për sa i përket dhe ecurisë së vendit në procesin e integrimit europian”, nënvizoi ministri Bushati.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Shkodër në lidhje me rendin dhe sigurinë si dhe akuzat e opozitës, Ministri Bushati u shpreh “besoj se duhet të tregohemi të gjithë të duruar me opozitën që ka humbur besimin te vota, besimin tek koncepti alternativ ndaj qeverisë dhe për sa kohë e ka humbur këtë besim nuk është se do të presim ditë më të mira në këtë drejtim.

Thjesht shpreh keqardhjen time më të madhe për nivelin e debatit për shpifjet që tentojnë të helmojnë hapësirën publike.

Nga ana tjetër dua ti bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të së drejtës të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit dhe kundër korrupsionit. Shpresoj që dhe opozita të bëj të njëjtën gjë”.

5 komente në “Bushati: Inkurajoj drejtësinë e institucionet në luftën kundër krimit e korrupsionit. Ftoj opozitën të bëhet pjesë e procesit”

  1. mirel says:

    Ky tuafi minister per Europen.
    Ik mer anus

    1. Shkodrani heshtun says:

      Mirel, ai minister ty nuk te perdor ty as per leter higjenike. Po ti kokebole vazhdo vetedeklarohu si “idiot noterik”.

  2. Kalec Dega says:

    Dje ishte vete Eddrama qe inkurajoi prokurorine, sot eshte djali I Sekretarit te pare. E si mund te flasim per shtet ligjor te pavarur kur fut hundet jo vetem KryeK por dhe nje minister qe ka pune me shume me “delimitimin” , Ceshtjen Came apo Ligjin e luftes me Grecine?

  3. Ulsi says:

    Ky eshte si qe kerkonte trans ne Argjentine?

  4. Ylli says:

    Lol,
    Ik gjuaj ndonje trans,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje