Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti disa miq të veçantë. Në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve” ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me gjyshe e gjyshër pensionistë, të cilëve u uroi gëzuar 1 Tetorin dhe bisedoi për disa nga nismat e ndërmarra në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.
“Në emër të Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës, dua t’i uroj të gjithë gjysheve dhe gjyshërve “Gëzuar 1 tetorin”. Kam edhe një thirrje për nipat dhe mbesat: kjo është dita kur një gjyshi ose një gjyshe që keni harruar, t’i çoni një mesazh, t’i bëni një vizitë, t’i çoni një dhuratë të vogël në shtëpi. Kjo është dita për t’i kujtuar ata. Unë besoj se një qytet është i mirë, kur kemi një harmoni mes brezave, mes atyre që ndërtuan Shqipërinë që kemi sot, dhe po ia kalojnë stafetën Shqipërisë që duam për nesër”, tha Veliaj.
Pas suksesit të tre viteve të mëparshme, Bashkia e Tiranës rikthen edhe një nga nismat më interesante që është zbatuar ndonjëherë në kryeqytet, atë të kafes me gjyshërit dhe gjyshet pensionistë, të cilët në disa lokale mund ta konsumojnë kafen me çmim të reduktuar.
“Rikthejmë traditën tonë të mirë të “Kafes me gjyshin”, ndaj dua t’i falenderoj të gjitha institucionet pjesëmarrëse të kësaj nisme të bukur. Vërtet është diçka modeste, por diçka që tregon se nuk harrojmë, se jemi këtu për të respektuar trashëgiminë e të parëve tanë. Ju falenderoj shumë për kontributin, disa si ushtarakë, disa si mësues, disa si doktorë. Pavarësisht profesionit, vendi ynë është më i mirë falë këtij kontributi të mrekullueshëm”, theksoi Veliaj.
Teksa vlerësoi rritjen e frymës së humanizmit dhe të vullnetarizmit edhe tek të rinjtë, Veliaj i bëri apel gjithë shoqërisë për më shumë përkujdesje për të moshuarit.
“Më vjen mirë që ndjenja e humanizmit tek të rinjtë sa vjen e po rritet. Po merren më shumë me sport, me aktivitete humanitare, më shumë me punë vullnetare, gjëra që kujtojnë rininë e gjyshërve tanë, kur këto gjëra nuk ishin tabu. Mezi pres që të shoh sot, por edhe gjatë gjithë vitit, më shumë të rinj që kujtojnë gjeneratën e vjetër dhe pranojnë që nuk kemi ardhur nga hiçi. Kemi ardhur nga dikush, kemi ardhur nga një traditë, kemi një histori. Fakti që e kujtojmë këtë histori, na bën nder të gjithëve”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj u vlerësua nga të moshuarit për vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar këto tre vite grupmoshës së tretë, qoftë në krijimin e infrastrukturës lehtësuese për ta, ashtu dhe në cilësinë e shërbimeve.
Leri kafet o Erion, shiko te rregullosh pensionet e gjysherve se jane me te ultit ne Europe dhe nga me te ultit ne bote!
Cfare hipokrizie e opeshtire kjo e ketij kryebashkiaku,qe tallet me pensionistet,se ne fakt ai nuk ka bere ASGJE per pensionistet!
Pensionistet nuk kane nevoje per nje kafe LEMOSHE nje here ne vit!
Bashkia minimalisht per pensionistet duhet te realizoje transportin e tyre urban falas,te heqe bashke me qeverine TVSH-ne ne faturat e energjise elektrike dhe pastaj,sipas mundesive te ndertoje ambiente te mbylura e te hapura per te kaluar kohen pensionistet,e jo si deri me sot qe ata fukarenj mezi gjejne nje qoshe per te luajtur domino ose letra,qe te mos i zere shiu apo dielli i nxehte!
Kush derdellit vse ka ndihmuar pensionistet ai eshtre KRIMINEL!
A e di Veliaj se nje vajtje-ardhje me urban i kushton pensionisteve 2 dite buke per familjen?
Mallkuar qofsh ne se nuk i ben keto per te gjithe pensionistet e Bashkise e jo vetem per ata te qendres,se nuk kane me shume te drejta se te tjeret!
Shpenzimet per kafet tona ti i nxjerr me Taksen e baneses ose “taksa te tjera ” sic e ke emertuar ti per ta vazhduar ta marresh edhe mbas daljes se VKM per ta hequr ate !