Salafizmi, pyetje dhe përgjigje për një fenomen

1 Tetor 2018, 12:27Sociale TEMA

Salafistë, islamistë, xhihadistë – të gjithë janë një? Jo. Salafistët nuk janë një grupim homogjen. Por si duhen dalluar grupimet e ndryshme të tij?

Salafizmi ka disa aspekte dhe një histori të gjatë

Çfarë nënkuptohet me salafizëm?

“Salafizmi” është një nocion që mbledh shumë aspekte brenda për një fenomen modern, që praktikohet në mënyra të ndryshme. Në tërësi nën salafizmin kuptohet përkushtimi për ta kuptuar dhe jetuar islamin, ashtu si e kanë jetuar tre gjeneratat e para myslimane. Salafizmi e ka origjinën si fjalë nga arabishtja, “salaf” që lidhet me paraardhësit e një besimi të pastër. Por salafistët nga shumica e myslimanëve nuk i dallon vetëm kjo , sepse edhe myslimanët e tjerë i japin një rol të rëndësishëm gjeneratave të para.

Salafistët të quajtur puritanë përpiqen të orientohen nga profeti Mohamed dhe fjalët e tij, duke parë në fazën e hershme të islamit, “epokën e artë” për fenë e tyre. Që në shekullin e 19-të ka pasur lëvizje reformuese teologjike, që e refuzonin laicizimin e shoqërisë dhe iu referoheshin rikthimit të vlerave islamike.

Salafistët aktualë nuk bazohen vetëm tek mënyra e jetesës së profetit dhe kurani. Ata refuzojnë çdo lloj devijimi nga “besimi i vërtetë”, sipas tyre. Të drejtë ekzistence ka vetëm praktika e besimit nga historia më e hershme e islamit. Devjimet dhe ndryshimet nuk lejohen. Elementë sipërfaqësorë si mbajtja e një mjekre apo pantallonat e gjata deri në kyçet e këmbës janë esencialisht të rëndësishme për salafistët.

Si mund të dallohen rrymat e ndryshme?

Salafizmi në një ndarje të përgjithshme mund të kategorizohet në grupimin tradicionalist, aksionist dhe xhihadist. Tradicionalistët i referohen pastërtisë së besimit islam dhe përpiqen të përjashtojnë nga jeta e tyre çdo lloj influence jo-islamike nga jashtë. Ata përqendrohen tek besimi dhe spiritualiteti.

Grupimi i dytë është salafizmi politik. Përkrahësit e tij duan që botëkuptimin e tyre për islamin t’ua injektojnë jo vetëm myslimanëve të tjerë, por të gjithë shoqërisë. Përkrahës të këtij grupimi salafist i refuzojnë proceset demokratike si zgjedhjet. Por edhe kjo nuk vlen për të gjithë. Në Egjipt për shembull në vitin 2011 ka pasur një parti politike salafiste.

Grupimi i tretë dhe më i rrezikshëm i salafistëve janë xhihadistët apo siç njihen terroristët salafistë. Ndryshe nga shumica e salafistëve ata nuk e refuzojnë përdorimin e dhunës, por e shohin atë si mjet legjitim, dhe duan që përhapjen e ideve të tyre fetare dhe politike ta bëjnë me mjete jo ligjore. Në botëkuptimin e tyre armik nuk është vetëm perëndimi, por edhe myslimanët që mbajnë një qëndrim tjetër. Refuzimi i plotë i qëndrimeve të tjera ndaj islamit dhe pretendimi se besimi prishet njihet si “takfir”. Me këtë ata legjitimojnë dhunën edhe kundër besimtarëve të besimit të vet.

Çfarë shifrash njihen në Gjermani për salafizmin?

Ekspertët e shohin skenën salafiste si një nga rrymat e grupimeve islamiste që po rritet me shpejtësinë më të madhe. Sipas Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese (dhjetor 2017) në Gjermani ka rreth 10.800 salafistë. Shumica i përkasin salafizmit politik, që përqendrohet tek misionarizmi. Për shembull “Shoqata Feja e Vërtetë”, që ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë e ndaloi dhe e shpërbeu para dy vjetësh, u bë e njohur përmes aksionit të shpërndarjes së kuranit “lexo” në të gjithë Gjermaninë.

Shumica e grupimeve salafiste nuk bëjnë thirrje hapur për dhunë, disa madje e refuzojnë atë. Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani kategorizon vetëm 690 persona të gatshëm për dhunë, të ashtuquajtur rrezikues islamistë. Këta janë persona, ku autoritetet mendojnë, se ata janë të gatshëm, për akte dhune me motive politike. Në vitet e kaluara rreth 960 salafistë nga Gjermania shkuan të luftojnë në Siri dhe Irak. Një e pesta e tyre janë femra. Ndërkohë që një e treta e tyre është rikthyer në Gjermani.

7 komente në “Salafizmi, pyetje dhe përgjigje për një fenomen”

  1. Kalec Dega says:

    Per tu mos zgjatur shume, shembull tipik i nje salafisti/salafizmit/wahabizmit eshte ajo qe ndodhi ne Siri ku keta”muslimon te paster/te vertete” smund te jetojne pervec se ne nje bote me Islam te paster, kalifat, dhe bota duhet te jete kalifat qe keta ta shijojne dhe gezojne fene islame…dmth, ne te tjeret ti bindemi, nenshtrohemi duke u kthyer ne skllever dhe pa asnje te drejte nen diktatin e muslimonit te vertete..se bota do rregullohet kur e gjitha behet kalifat dhe do mbizoteroje vetem Allahu dhe ju te tjeret qe pini raki por e quani vetem muslimone do ju presi koken e duart dhe do ju hedhi nga kati 5 , salafistat e tipit:undefined, tani etj

    Salafet kane depertuar cdo qelize te jetes shqiptare dhe kjo forme ekstreme e fese muslimone eshte rrezik jo vetem per shqiptaret anadollak por gjithe boten… vetem kujtoni Sirine te kuptoni si i punon truri “muslimaneve te vertete”

    Ne kalifat ka rregull, disipline, jo vjedhje, jo homoseksuale, jo “bankiere”, jo muzike rok, teater, kinema, gra shofere, sporte dhe art…..se ndryshe te iken koka ne tepsi si puna e Ali Pashe Turkut nga Tepelena.

    Ja perse shqiptaret kane nostalgji per turkun dhe pse “kishte qetesi” ne kohen e Turkut….kush devijonte e dinte fatin shume mire…Prandaj, duhet te themi se nen Turqi Shqiperia ISHTE NJE HISTORI SUKSESI I KALIFATIT.

    1. Kaleci fuksi i lagjes 80 leksh says:

      Ik mer palle . Lexo me shume mbi fene o debil . Salafistet wahibistet nuk kan qen kurre ne Turqi Iran Siri Liban .Turqit jan sunite te paster ka 150 vjet . Vendi qe eshte demtuar me shum nga salafizmi eshte Turqia e Libani historikisht .Kur je injorant si ti e ske lexu dy faqe mbi historine e fese nuk e ben dot dallimin midis nje suniti e shiiti midis nje ortodoksi bizantin e nje kryqtari .midis nje kryqtari e protestanti .Ne besimet kryesore monoteiste lufta brenda llojit ka qen shum me e eger se lufta midis besimeve te ndryshme .kan 1400 vjet qe me Qerbelane qe ssiitet e sunitet luftojne me njeri tjetrin ashtu si kurse masakrat e perdhunimet me te tnerrshme ne historine e njerezimit jane ato te kryqtareve mbi ortodoksit e kostandinopojes .per ti vene kapakun me Naten e Shen Bartolomeut ( katolike me protestante) qe ka hyre ne histori si simboli i masakrimit njerezor mbi te pafajshmit.

  2. Nora says:

    Race Muti Ca’ pret nga kto

  3. Arabi says:

    O te qifshin salafitat ty o xhihadist jemi ne shekullin e 21 or debil nuk jemi ne mesjet

  4. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    te gjithe sumqire arabe Zike,zhak paliokounistra,plaku cam,rrahimondi etj,etj kesisoi tourbosumqire,una facia una rraza………..

  5. Shqiperia e paster says:

    Me myslimanizmin shqiperia ka pasur mallkimin me te modh nga zoti vetem injorance dhe asgje tjeter kto duan tè na cojne ne mesjet kto Jane pasojat e turkoarabe

  6. Ceni says:

    Nje mut Jane keto sektet. Salafistet, thote shkruesi, mbeshteten te feja fillestare pra duhet te kthehemi 1500 vjet mbrapa. Kjo fe kerkon qe njeriu te jete I verber, te mos njoh e respektoj te drejtat e njeriut, te mos arsimohet po te degjoj imamin e Jo shkencen, te mbyllen universitetet, te rrime me mjeker e te veshim pantallona te shkurtra, te mbajme automatik ne dore e te vrasim kedo qe na kundershton, etj. Shqiptaret e njohin mire kete fe prej 15 shekujsh. Prandaj e kane kthyer koken nga perendimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje