Majlinda Bregu flet për Bashën dhe "PD-në e tij": Pasi më vunë shkelmin nga listat, po pres të më varin të dera shpalljen 'Armik'!

1 Tetor 2018, 18:01Politika TEMA

Koha kur ajo thirrej ministrja e PD, duket se po venitet, – edhe për shkak të një pozicioni të ri tashmë, që, siç ia sqaroi Denis Dyrnjasë në TCH, nuk është më aq komode të japë komente politike.

Por pyetjet për PD nuk reshtin kurrë për Majlindën, e cila siç thotë edhe vetë tani pret ta shpallin armik por vendos një bast me Denisin ku i thotë se asgjë s’do ndodhë në PD.

Asgjë nuk mund të ndodhë me establishmentin e Bashës.

A do të ketë protesta, sepse u tha se do të kishte në shtator?

“Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj, por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori.

Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD.

Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Lulzim Bashës, sepse opozita e Lulzim Bashës është opozita më fitimprurëse në këtë vend.

Unë vijoj të jem ‘de juro’ anëtare e Partisë Demokratike, derisa të më varin te dera shpalljen armik të saj”, u shpreh Bregu.

2 komente në “Majlinda Bregu flet për Bashën dhe “PD-në e tij”: Pasi më vunë shkelmin nga listat, po pres të më varin të dera shpalljen ‘Armik’!”

  1. Ari says:

    Ka hy Grigja superk…tani ska vend per zonjat. Duhen vec rrugace rrugesh dhe ndertuse mashtruse.

  2. lulka says:

    Ksaj kodres mbas bregut i duket vetje me e mencme se lulushi…
    Te dy merre me long se mishi u maru jeni…vegla te berishovicit..as me shum e as me pak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje