VIDEO: Shikoni momentin kur tetëvjeçarja përballët me 4 “skifterë” të armatosur

1 Tetor 2018, 14:10Lifestyle TEMA

Një vajzë tetëvjeçare ka arritur ta rrëzojë hajdutin e armatosur, vetëm disa sekonda para se ai së bashku me disa shokë ia plaçkitin babanë dhe familjarët e saj. 

Brielle Minia po luante para shtëpisë në qytetin Cavite të Filipineve, kur katër persona dalin me vrap nga shtëpia e saj duke marrë më vete DVD dhe gjëra të tjera me vlerë. 

“Skifterët” e armatosur madje i kishin kërcënuar me pistoletë familjarët e saj, por derisa tentuan të ikin nga vendi i ngjarjes, vogëlushja pa u menduar dy herë u doli përpara dhe arriti të rrëzojë në tokë njërin prej tyre. 

Si pasojë e këmbëngulësisë së saj, Minia ka pësuar lëndime trupore nga hajdutët e armatosur të cilët e përplasën në tokë disa herë. 

Ajo është dërguar me urgjencë në spital për trajtim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje