Donald Trump ofendon gazetaren gjatë konferencës: E di që s’e vë mendjen në punë

2 Tetor 2018, 09:09Bota TEMA

Përplasje në Shtëpinë e Bardhë midis Donald Trump dhe një gazetareje të ABC News.

Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën, Trump ftoi Cecilia Vega për t’i bërë pyetje.

“Është e shokuar sepse e zgjodha të më bëjë një pyetje.

Epo mirë, e di që nuk mendon, nuk e bën kurrë”, tha presidenti, duke pritur që gazetarja të fliste.

“Më falni?”, reagoi ajo.

“Jo, asgjë, vazhdo”, iu përgjigj presidenti, ndërsa në sallë pati të qeshura.

Megjithatë, kur u pyet për hetimin e FBI-së ndaj të nominuarit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, presidenti nuk pranoi të përgjigjet.

“Unë jam këtu për të folur për tregtinë”, tha ai duke rezervuar të drejtën për të diskutuar për këtë temë më vonë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje