Pranimet në Universitetin Mesdhetar, 4 ditë kohë për bursat dhe regjistrimet

2 Tetor 2018, 17:27Sociale TEMA

Kanë mbetur vetëm 4 ditë për mbylljen e regjistrimeve për fituesit e raundit të dytë, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Është kusht regjistrimi në sekretarinë mësimore të UMSH, në mënyrë që secili kandidat të ruajë pozicionin e fituesit.

Në disa prej degëve me kërkesë 3 herë më të lartë se kuotat e pranimit, këto të fundit janë drejt plotësimit, ndaj kandidatët duhet të nxitojnë të mbyllin procedurën e regjistrimit.

Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi. Pas marrjes së dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimi i tij, sekretaria mësimore e fakultetit bën regjistrimin onilne në protalin U-Albania.

Kërkesat për bursa po përpunohen në kohë sa më të shpejtë duke i dhënë përparësi aplikantëve me mesatare të lartë dhe grupimeve sociale.

UMSH ofron 4 lloje bursash në 3 fakultetet e tij : Ekonomi, Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Shkenca Psikosociale. Bursat e plota do të ofrohen për familje me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmijë dëshmorësh, studentë me aftësi të kufizuara si dhe nxënës me mesataren 9.8-10.

Me kuotën minimale prej 500 Euro`, do të pranohen aplikantët e spikatur në konkurse , gara ose organizata të ndryshme.

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin në sekretarinë e UMSH me dokumentacionin e kërkuar. Aplikantet Per programeve master, kandidatët do të kenë afat të regjistrohen deri në 30 tetor. UMSH ofron 20 programe masteri profesional dhe shkencor në 3 fakultete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje