Ftesa në Kombëtare/ Egli Kaja: Ëndrra ime u bë realitet, nuk do të kërkoj më bileta

3 Tetor 2018, 14:06Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka publikuar ditën e djeshme listën me të grumbulluarit për ndeshjet që Shqipëria ka javën tjetër ndaj Jordanisë në miqësore dhe ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve.

Një nga risitë n këtë listë, ishte edhe sulmuesi Egli Kaja, që për FSHF-në është një mbrojtës.

I ftuar për herë të parë me Kombëtaren e madhe, Kaja nuk ka ngurruar të japë këtë lajm në rrjetin social “Twitter” duke u shprehur se ëndrra e tij u bë realitet, ndërkohë që shpreson në një debutim të tijin.

Në komentet me një shokun e tij, Kaja shprehet se me këtë ftesë, nuk do të ketë më nevojë që të kërkojë bileta.

“Për herë të parë, u ftova me Kombëtaren A dhe në këtë mënyrë ëndrra ime u bë realitet. Shpresoj që të debutoj në dy ndeshjet e radhës”, shkruante Kaja. Ndërkohë, pak më vonë komentoi me një shokun e tij, “Këtë radhë nuk do të ketë nevojë të kërkoj më bileta”, u shpreh Kaja.

Historia me kërkimin e biletave ka nisur në vitin 2016 kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Europian dhe sulmuesi kishte kërkuar për bileta për të ndjekur nga afër Kombëtaren, por që për fatin e tij të keq nuk kishte arritur t’i siguronte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje