Kovaç, i tronditur nga rënia e Bayernit: Askush nuk e priste këtë

3 Tetor 2018, 10:31Sport TEMA

Niko Kovaç tha se “ndoshta gjithçka u mor lehtë” nga Bayern Munich, paraprakisht, teksa gjigandi gjerman nuk shkoi më larg se barazimi 1-1 kundër Ajax, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Goli i hershëm i Mats Hummels u barazua nga Noussair Mazraoui.

Bavarezët e Bundesligës tani kanë regjistruar tri ndeshje pa fitore në të gjitha garat, pas startit të sezonit me shtatë fitore të njëpasnjëshme.

“Askush nuk e priste këtë, por ky është futbolli. Kur rrëzohesh, ju gjithmonë keni mundësi të ngriheni, – tha trajneri Kovaç për “Sky Germany”, referuar situatës jopozitive të Bayernit.

– Ndoshta gjithçka u mor lehtë nga ana jonë, por tani duhet të përveshim mëngët.

E dimë se nuk kemi fituar tri ndeshje dhe duhet të përqendrohemi përsëri në gjërat thelbësore.

Kjo nuk është ajo, që unë imagjinoja personalisht.

Tani duhet të tregojmë me shpejtësi fytyrën e vërtetë, që na ka bërë kaq të mirë në shtatë ndeshjet e para. 

Ndaj Ajax nuk ishte një lojë e mirë nga ana jonë.

Luajtëm shumë mirë në 15 minutat e para, pastaj treguam pakujdesi.

Fituam shumë pak duele, çdo top i dytë ishte në favor të kundërshtarit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje