Juventusi ka marrë një tre pikësh spektakolar në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Juventus Stadium” e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Champions League”.
Një tre pikësh i artë për “Zonjën e Vjetër” që hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën tjetër të komepticionit pas triumfit që mori në sfidën e sotme përballë Young Boys.
Lojtari që shkëlqeu në këtë mbrëmje për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri, ishte talenti Paulo Dybala.
Ylli argjentinas shënoi të tre golat e takimit duke bërë një 90-minutësh fantastik duke bërë që të mos ndihej aspak mungesa e Kristiano Ronaldos që mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë kundër Valencia.
Golin e parë Dybala e shënoi që në minutën e pestë të takimit, ndërsa të dytin në 33-të duke mbyllur 45-minutat e para me shifrat 2-0.
Në pjesën e dytë loja ishte e përqëndruar më së shumti në mesin e fushës, me “Zonjën e Vjetër” që qarkullonte mjaft mirë topin duke mos shpenzuar dhe shumë energji.
Megjithatë, do të ishte sërish Paulo Dybala që do të shënonte dhe golin e tretë për kampionët e Italisë dhe të tretin personal në këtë takim duke vulosur përfundimisht shifrat në 3-0.
Me këtë sukses bardhezinjtë ngjitën në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Young Boys mbetet në fund me zero pikë.
Ndërkohë, në takimin tjetër të zhvilluar po në orën 18:55,Manchester City mori me shumë vështirësi fitoren e parë.
Të besuarit e Pep Guardiolës pas humbjes në ndeshjen e parë, triumfuan në trasnfertë me shifrat 1-2 përballë Hoffenheimit.
Gjermanët kaluan të parët në avantazh me anë të Blefodil që në minutën e parë, por pas vetëm shtatë minutash Sergio Aguerro barazpeshoi rezultatin.
Anglezët u munduan që të gjenin golin e fitores, që do të vinte në minutën e 87-të nga David Silav që i dha tre pikët e para Cityt.
Më poshtë golat në të dy takimet. (TemA)
Juventus-Young Boys 3-0
Goli i parë i shënuar nga Dybala
Goli i dytë i shënuar nga Dybala
Goli i tretë i shënuar nga Dybala
—————————————————————————————
Hoffenheim-Man. City 1-1
Goli i shënuar nga Belfodil
Goli i shënuar nga Aguerro
Goli i shenuar nga David Silva