E bujshme nga Italia! Luçiano Moxhi fshihet pas shkarkimit të Marotës nga Juventus

2 Tetor 2018, 15:09Sport TEMA

Luçiano Moxhi është një nga arsyet pse Juventusi ka vendosur që të largojë Xhuzepe Marotën nga posti i administratorit të deleguar të klubit.

Për këtë duken të bindur në Itali, ku theksojnë se ish-drejtuesi i lartë i Juventusit ka qenë ndër ata që ka këshilluar Anjelin që të marrë këtë hap për të larguar drejtuesin, pasi kishte dalë shpesh hapur kundër “familjes”.

Në gazetën “La Verità” të gazetarit të njohur Mauricio Belpietro, renditen disa pika që kanë çuar në divorcin e papritur mes palëve të zyrtarizuar në ditët e fundit.

E para është fakti se Marota është ankuar publikisht pse Nedved i kishte dhënë meritat Paratiçit për afrimin e Kristiano Ronaldos gjatë verës.

Pika e dytë ka të bëjë me lidhjen e Marotës me Milanin, pasi ka bërë shpesh lëvizje të cilat dukeshin se ndihmonin kuqezinjtë, në një mënyrë apo një tjetër.

Më pas, vinin dëshirat e Anjelit në merkato që ai nuk kishte plotësuar duke filluar nga Sançez, për të vazhduar me Iturbe e Kuadrado (ky i fundit mbërriti një vit me vonesë).

Pastaj ishte Draksler, të cilin Anjeli dhe Paratiçi dëshironin në vitin 2015, por Marota nuk bëri lëvizjet e duhura për ta siguruar.

Ndërkohë, një pikë tjetër ishte këshilla për shkarkimin e tij nga Xhiraudo dhe Moxhi. Xhiraudo është personi që vendosi të bëjë Nedved pjesë të stafit të Juventusit dhe kërkon nëj rol më qendror për të. Ndërsa Moxhi, vazhdon të komunikojë shpesh me Anjelin, të cilin e takon shpesh, meqë banojnë në të njëjtin pallat.

Fjalët e Moxhit kanë ende shumë peshë te drejtuesit bardhezi i cili është rritur nën hijen e tij, ndaj mendohet se këshilla për të larguar Marotën ka ardhur pikërisht nga “Big Luçiano”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje