“S.S. Lazio njofton se ka zgjatur kontratat e lojtarëve Ciro Immobile dhe Sergej Milinković-Savić deri më 30 qershor 2023”.
Me anë të një deklarate në faqen e saj zyrtare klubi bardhekaltër zyrtarizon rinovimin e kontratave me dy lojtarët kryesor të skuadrës.
Një lajm i mirë për tifozët e Lazios nga ana e drejtorit të klubit, Igili Tare, pas zhgënjimit të pësuar në fundjave pas humbjes së derbit kundër Romës.
Gjithashtu, edhe një lajm i shkëlqyeshëm edhe për trajnerin Simone Inzaghi, i cili tashmë po përgatit ndeshjen e Europa League kundër Eintracht Frankfurt.
Sergej Milinković-Savić është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato nga shmë klube të njohura europiane, por presidenti Lotito vendosi të mos e shesë yllin e skuadrës së tij pavarsisht ofertave tunduese. (TemA)