Boksieri Albi Sorra nga Tirana po ben hapa te suksesshme ne boksin profesionist. Ai ka fituar mbreme duelin e tij te 3-te ne boksin profesionist ne qytetin e Gjakoves perball italianit Marco Miano. Ashtu sic ishte parashikuar, ndeshja rezultoj teper e forte dhe rivalizuese dhe dhuroj 6 raunde intensive plot aksion.
Italiani Miano fizikisht teper i pergatitur tentoj gjate gjithe ndeshjes te ushtroj presion duke e bere Sorren te gjendet shpesh here ne kende apo litare. Sorra nga ana e tij qe spikat nga ana teknike dhe shpejtesia, edhe pse i gjendur ne veshtiresi disa here arriti te manaxhoj ndeshjen duke qene me i mire ne te gjitha raundet.
Keshtu, Albi vazhdon rrugen e tij te sigurt me 3 ndeshje 3 fitore, dhe pas kesaj fitorje teper te rendesishme pritet nje rritje e madhe ne rang listen boterore.
Albi Sorra ndryshe nga boksieret e tjere profesionist qe largohen jasht vendit per te korrur sukses, jep prova se edhe ne Shqiperi ka shprese per te arritur majat e suksesit.
Prej 16 vitesh ka boksuar si boksier amator dhe stervitet tek Arena Boxing Club & Fitness me trajner vllain e tij Fatjonin. Pas rreth 130 ndeshjeve ne amatorizem ka kaluar ne boksin profesionist nen menaxhimin e ish kampionit te Kosoves ne boks Disarjot Gashi.
Ai premton se nje dite do te boksoj per titull dhe se ne nentor do te zhvilloj ndeshjen e rradhes perpara publikut te tij ne Tirane por nuk ka dhene detaje rreth dates se sakte dhe emrin e kundershtarit.