Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, e ka këshilluar Lionel Messin të bëjë “pensionimin” e tij të përhershëm nga futbolli ndërkombëtar, pasi pasiguria vazhdon mbi të ardhmen e Albiceleste. Messi dhe Argjentina patën një paraqitje zhgënjyese në Botërorin e Rusisë, ku u eliminuan që në 1/8 finale, pas një turneu përplot me konflikte të brendshme.
Trajneri Jorge Sampaoli është i vetmi i larguar, ndërsa Messi nuk është përfshirë në dy listat e përzgjedhura më pas nga i përkohshmi Lionel Scaloni. Ndërsa ylli i Barcelonës ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij ndërkombëtare, ish-trajneri i Argjentinës beson se ai nuk duhet të kthehet:
“Çfarë do t’i thosha Messit? Të mos kthehet më në kombëtare, të tërhiqet. Humbasin të tjerët dhe është faji i Messit. Lista e lojtarëve të Argjentinës vë Racing kundër Boca dhe Messi duhet të fajësohet. Do t’i thosha atij: Mos shko më në kombëtare. Le të shohim nëse mund të bëjnë pa të. Le të shohim nëse ata janë burra vërtet të mëdhenj.
Do të doja ta shihja atë duke na treguar të gjithëve “f ** k off”, sepse Messi nuk duhet të fajësohet që ne nuk jemi kampionë të botës. Në Formula 1, Vettel ka një motorr të shkëlqyer, por Hamilton e mund atë. Tani për tani ekipi kombëtar nuk bën asgjë për mua, apo për njerëzit. Ne e kemi humbur atë, bashkë me pasionin. Nuk mund të luajë Argjentina kundër Nikaragës apo Maltës. Jo, kjo është e papranueshme. Ne po hedhim poshtë gjithë prestigjin që kemi fituar me shumë mund e sakrifica”.
Maradona ishte veçanërisht i ashpër, kur u pyet për vendimin e Scalonit për ta lënë nr.10 jashtë kombëtares, ndërsa Messi peshon të ardhmen e tij: “Scaloni është idiot. Nëse unë shkova dhe ia dhashë “10” Messit, edhe Messi duhet t’ia japë “10” të tjerëve. Është qesharake, më bën të zemërohem. Scaloni është një fëmijë i shkëlqyer, por nuk mund të menaxhojë as trafikun. Si mund t’i japim ekipin kombëtar Scalonit?! Me gjithë ata lojtarë që kanë kaluar nëpër atë skuadër, të cilët kanë lënë kockat e dhëmbët e thyer në fushë, do të vendosni Scalonin si trajner?!”