Presidenti i Barças zbulon të ardhmen e Pogbasë dhe Messit

1 Tetor 2018, 16:16Sport TEMA

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar në një intervistë për gazetën britanike “Times” të ardhmen e yllit të skuadrës, Leo Messi, por edhe të lojtarit më të përfolur të momentint, Paul Pogba.

“Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona”, u shpreh numri 1 i klubit.

“Ai vetë nuk dëshiron të largohet. Objektivi ynë është që ai të mbetet lojtar i një skuadre të vetme dhe të ndërtojmë rreth tij një projekt ambicioz. Nuk kemi ndërmend të shesim lojtarët e mëdhenj që kemi”.

Bartomeu hodhi poshtë zërat që lidhin Barcelonën me Paul Pogba, të ridala në qarkullim ditët e fundit edhe falë problemeve që mesfushori francez është duke pasur me Jose Mourinhon te Manchester United.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që janë publikuar ku thuhej se ne kemi ofruar Yerry Minan dhe Andre Gomes plus para për Pogba. Nuk kam folur kurrë për këtë lojtar me Ed Woodward. Ai do të vazhdojë të luajë për United”, tha Bartomeu.

Objektivi kryesor i Barcelonës këtë sezon është kampionati, spas presidentit katalanas, por edhe Champions League mbetet tërheqëse.

“Sezonin e kaluar humbën nga një ndeshje në të tre kompeticionet kryesore dhe u eliminuam nga Champions, por gjithsesi ishte një sezon i madh për ne”.

Bartomeu gjithashtu u shpreh i gatshëm për të mirëpritur Pep Guardiolan në klub. “Edhe kur na tha se do të largohej pasi ishte i lodhur për shkak të presionit, i ofruam postin e drejtorit të La Masias. Ky pozicion mbetet gjithmonë i hapur për të, kurdo që të ketë dëshirë në të ardhmen”, tha presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje