VIDEO/ Gega: Partizani ka emra të denjë për Kombëtaren

2 Tetor 2018, 13:34Sport TEMA

Trajneri i skuadrës së Partizanit, Skënder Gega, ka folur në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm që të kuqtë do të luajnë në “Selman Stermasi” kundër Teutës, sfidë e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisëe Suiperiore.

Suksesi në derbi i ka kënaqur të gjithë në ambientin e kuq, por trajneri i 15 herë kampionëve të vendit ka kërkuar që të largojë euforinë pas këtij suksesi pasi historia ka treguar që të kuqtë pas fitoreve në derbi kanë pasur rezultate negative.

“Është një ndeshje tjetër. Në derbi kemi marrë tre pikë, nuk kemi marrë më shumë. Ishte një ndeshje që fatmirësisht e kaluam me sukses. Kjo është një ndeshje që duhet ta marrim po aq seriozisht se kemi objektivat tonë. Patjetër që do të mundohemi me të gjithë forcat që të japim të njëjtën paraqitje, por t’ia lëmë fushës, deri tani besoj se jemi në rrugën e duhur.”

Në vijim i pyteur nga TemA TV nëse ka lojtarë të Partizanit që mund t’i bashkohen Kombëtares A, ai theksoi se përfaqësuesja është e të gjithëve por zgjedhjet do të jetë të e Panuçit

“Unë kam qenë vetë trajneri i U21, ka pasur njerëz që kanë bërë referenca. Pa dashur të marr krahun e Partizani, por kombëtarja është e të gjithëve. Emra si Trashi, etj, janë të denjë për të iu dhënë shansi, unë uroj që ai që punon të përfitojë, çdo futbollist e ka ëndërr të veshë fanellën e kombëtares. Me atë që kam parë kombëtaren e kampionatin, ka emra për të përfaqësuar kombëtaren, por është zgjedhja e Panuçit”, përfundoi Skënder Gega. (Pergatiti Fatjon Baze)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje