Barcelona nuk fitoi ndaj Athletic, çka e bëri për herë të tretë në La Liga, këtë sezon.
Trajneri Valverde vendosi ta nisë me Leo Messin në stol, brenda strategjisë së rrotacioneve, që ai ka zbatuar këtë sezon.
Barça dukej pa “busull” deri në momentin kur ylli argjentinas u aktivizua në pjesën e dytë dhe pothuajse u kthye ndeshja.
Varësia e Barcelonës nga Messi është maksimale.
“Ne nuk mund të varemi nga Messi, aq sa ai të zgjidhë gjithçka”, – tha Luis Suárez me sinqeritet, sapo përfundoi ndeshja.
Grafiku i mëposhtëm ofron numrat e Barcelonës me Messin dhe pa të në formacion. Statistikat e fitoreve zvogëlohen, ndërsa ato të humbjeve rriten, kur argjentinasi nuk luan. Barça me të fiton 70.7% të ndeshjeve, ndërsa pa atë përqindja bie në 65.1%.
Përveç kësaj, (pavarësisht nga ndeshjet që Messi nuk ka luajtur për shkak të lëndimit), shumë nga sfidat, në të cilat Messi nuk mori pjesë, ishin duele kundër rivalëve më të vegjël në “Copa del Rey”, ose të parëndësishëm në renditje, shkruan “Telesport”.
Në epokën e trajnerit Valverde, Messi nuk ka luajtur 11 ndeshje, me një bilanc prej pesë fitoresh, pesë barazimesh dhe një humbjeje për Barcelonën. Disa numra që dëshmojnë vlerën afirmative të vartësisë së Barcelonës nga Leo Messi.