Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panucci ka publikuar këtë të martë listën e lojtarëve që do të këtë në dispozicion për sfidën miqësore kundër Jordanisë dhe atë elemintaore për “Ligën e Kombëve” kundër Izraelit.
Një listë që ka të ftuar për herë të parë katër lojtarë të rinj që do të veshin fanellën kuqezi në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar
Mbrojtësi Egli Kaja është një nga risit e Panuccit në këtë listë, i cili aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone.
Kastriot Dermaku është një tjetër emër i ri i kuqezinjeve që luan në radhët e ekipit të Kozencës.
Pjesë e listës janë dhe dy sulmues të rinj Myrto Uzuni, qe është një emër i njohur në ambientet e futbollit shqiptar pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit dhe aktualisht luan në kampionatin me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa emri tjetër është ai i Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia.
Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit.
Takimi i parë i Shqipërisë do jetë në miqësoren me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.
Më poshtë lista e plotë të lojtarëve të grumbulluar për sfidën me Jordaninë (miqësore) dhe transfertën zyrtare në Izrael. (TemA)

E kam thene dhe me pare, sikur Xherdan Shaqiri te kishte qene ne formacionin e De Biazit, Panuci nuk do ta preferonte ne skuadren e tij.
Ai po mundohet te ndertoje skuadren e vet, qe ne rast suksesi, te marre te gjitha meritat e te mos i permendin De Biazin.
I uroj suksese, por e shoh te veshtire.
Goxha liste e mire me talente plot, moshe mesatare shume e re. Suksese kombetares ne ndeshjet e mbetura te liges se kombeve.