Vetëm dy pikë në tre ndeshjet e fundit të La Ligës, Barcelona udhëheq kampion kampionatin me 14 pikë, po aq sa dhe Reali i Madridit.
Katalanasit e nisën mirë sezonin e ri duke triumfuar në takimet e para, por në sfidat e fundit të bësuarit e Ernesto Valverdes kanë zhvilluar ndeshje shumë të dobëta.
Ndoshta është herët për të folur për krizën teknike të Barcelonës , por jo për të folur për tensionin në dhomat e zhveshjeve.
Mediat Iberike kanë raportuar se dy lojtarë kryesor Gerard Pique dhe Lionel Messi nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin.
Sipas drejtorit të “OkDiario” dhe ish-drejtorit të “El Mundo”, qëndërmbrojtësi spanjolle nuk i pëlqen fare heshtja e kapitenit të tij në këto momente të vështira që po kalon skuadra e tyre.
Por përgjigja e Messit ka qenë e menjëhershme pasi mësohet se ylli argjentias ka pohuar se prapavija pëson shumë gola, duke e kaluar mbi ta këtë moment të keq të ekipit.
Tensioni i të dy lojtarëve nuk sjell asgjë pozitive në kampin katalanas që kanë dy sfida të rëndësishme të cilat janë ndaj Tottenhamit në “Champions League” dhe me Valencian të dielën në La Liga. (TemA)
Pique eshte nje mbrojtes i rendomte, shume i ngathet, por kohet e fundit mire qe nuk i bllokon kundershtaret e u shikon numrin nga pas, por u jep edhe assis per te bera gola.
Gafe e trajnerierit qe e le ne formacion, me keq do t’i kete punet Barca ne te ardhmen, fatkeqesia me e madhe ishte lejimi i largimit te Inistes, Messin nuk ka kush t’a kuptoje me ne lojen e tij.
Perfundimisht i ka ardhur fundi edhe nje cikli.