Pas barazimit në Beograd në ndeshjen e parë të “Champions League”, Napoli pret Liverpool-in nën-kampion të Evropës.
Në konferencën për shtyp, trajneri i napolitanëve Karlo Anceloti komentoi fillimisht caktimin e Viktor Kassit si arbitër të kësaj ndeshje me të cilin italiani nuk ka konsideratë pasi ka dhënë disa vendime të gabuara në eliminimin e Bajern-it të Ancelottit në takimin kundër Real Madrid dy vite më parë.
“Më kujton një precedent të papërshtatshëm, jam i befasuar nga kjo zgjedhje nga ana e UEFA-s”, tha fillimisht Ancceloti.
Më pasi ai shtoi se ekipi i tij duhet të bëjë lojën e tij për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje.
“Ne duhet të kemi forcën dhe bindjen për të luajtur ashtu siç duam, siç kemi bërë në disa momente dhe kundër Juventusit.
Ne nuk mund ta kontrollojmë gjithmonë ndeshjen, por duhet të përmirësohemi në menaxhimin e momenteve të vështira. Liverpuli është një ekip që luan mirë pasi kanë shumë elementë cilësor.
Ne do të bëjmë një ndeshje ofensive dhe do të duhet të marrim parasysh karakteristikat e tyre. Nuk është vendimtare, por tashmë kemi humbur dy pikë kundër Crvena Zvezdës.
Dueli kundër Klopp? I Vështirë, është një mik dhe një trajner me përvojë të madhe. Ekipet e tij kanë një identitet të qartë: dinamizëm, agresion dhe sulm vertikal”, u shpreh Ancelotti. (TemA)
NAPOLI – LIVERPOOL 0 – 3