Matteo Salvini i kundërpërgjigjet Juncker-it: Flas vetëm me ata që janë esëll

3 Tetor 2018, 12:14Bota TEMA

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nuk ia ka kursyer ironinë presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në një intervistë për Canale 5, Salvini i kujton Juncker-it disa momente të sikletshme në Parlamentin Europian.

“Ky zotëri është kreu i qeverisë që drejton 500 milionë europianë, një njeri që vetë vjen nga një parajsë fiskale si Luksemburgu.

Nëse kërkoi në “Google” me emrin e tij dhe fjalët “i dehur” apo njeri që shkon duke u lëkundur, do t’ju dalin disa pamje interesante”, ka thënë Salvini.

Deklarata e Salvinit vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që tha Juncker pak ditë më parë, kur hodhi hipotezën se Italia rrezikon një skenar grek.

“Unë flas vetëm me njerëz që janë esëll, që nuk bëjnë krahasime, duke mos qenë vetë as në qiell as në tokë”, tha Salvini.(TemA TV)

3 komente në “Matteo Salvini i kundërpërgjigjet Juncker-it: Flas vetëm me ata që janë esëll”

  1. IVONI says:

    .. moj e mjera Europe , si ke katandisur ..?!

  2. Moni says:

    Nuk e di si eshte ky Salvini per italianet dhe Italine po ketyre burokrateve dhe llafologeve te Brukselit i vjen hakit.

  3. Laku says:

    Bravo Salvini,je shprese per Italine.Le te akuzoje Merua nga Tepelena si rracist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje