Gareth Southgate ka nënshkruar një kontratë të re me Kombëtaren e Anglisë deri në Botërorin 2022.
Kontrata e mëparshme e Southgate me Federatën Angleze do të përfundonte pas Euro 2020, por palët ranë për kushtet e reja ku tekniku anglez do të ketë një rritje të pagës së tij që do të jetë 3 milionë paund në vit.
“Unë jam i kënaqur që kam mundësinë për të udhëhequr ekipin kombëtar në dy turnetë e ardhshme të mëdha”, tha Southgate.
Edhe menaxherja e asistentit Steve Holland, gjithashtu ka rënë dakord për një marrëveshje të re deri në vitin 2022, shkruan BBC.
Ndeshja e ardhshme e Anglisë kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve më 12 tetor.
Gareth Southgate e udhëhoqi ekipin e tij deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në “Rusi 2018” për herë të parë pas 28 vjetëve. (TemA)
E pati mundësin Anglia të fitoj Botërorin 2018., ja la Frances.