Fitorja me Liverpulin, lojtari i Napolit përjeton tmerr, pistoletë në kokë për orën 'Rolex'

4 Tetor 2018, 14:44Sport TEMA

Arkadiusz Milik luftoi shumë në përballjen e djeshme që Napoli pati në “San Paolo” kundër Liverpool-it dhe përpjekjet e polakut dhe të shokëve të ekipit u shpërblyen me një fitore mjaft të rëndësishme.

Festa ka qenë e madhe në dhjamte zhveshjes, ndërkohë që suksesi i shton së tepërmi shanset e të kaltërve për ‘u kualifikuar për në fazën e eliminimit direkt.

Por pasi kishte festuar me miqtë e e tij, sulmuesi polak ishte protagonist i një ngjarjeje të rrezikshme. Ndërsa ai po kthehej në banesë, dy persona i janë afruar me një motor dhe i kanë drejtuar pistoletën në fytyrë.

Banditët i kërkuan futbollistit që t’u dorëzonte orën.

Ai mbante veshur një “Rolex” me vlerë 7 mijë euro të cilën ua dha.

Më pas të dy keqbërësit u largua me motor me shpejtësi.

Polaku telefonoi policinë, që ka nisur hetimin dhe po punon për të kapur autorët. Një ngjarje e tilël e ka tronditur futbollistin, i cili është një nga më popullorët në Napoli.

1 komente në “Fitorja me Liverpulin, lojtari i Napolit përjeton tmerr, pistoletë në kokë për orën ‘Rolex’”

  1. says:

    Kam patur Rolex në vitin 1996. (80 000 DM)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje