VIDEO: PSG-ja "shkërmoq" Crvena Zvezdën. Shalke merr tre pikë ndaj Lokomotivës së Moskës

3 Tetor 2018, 20:55Sport TEMA
VIDEO: PSG-ja "shkërmoq" Crvena Zvezdën. Shalke merr tre

Crvena Zvezda tregoi se nuk është në gjendje për tu përballur në një garë me ekipe të mëdha, pasi ka pësuar një humbje të thellë sonte  kundër Paris Saint-Germain.

Njeriu i ndeshjes për parizinët ishte ylli brazilian Neymar, i cili shënoi një tripletë.

Që në pjesën e parë PSG shënoi katër gola duke mbyllur çështjen e fitores së takimit.

Braziliani Neymar nisi serinë e golave në minutën e 20 ku brenda dy minutave shënoi dy gola.

Epërsia për 3-0 e rriti Edison Cavani në minutën e 37-të, ndërsa për 4-0 shënoi mesfushori Angel Di Maria në minutën e 42-të.

Edhe në pjesën e dytë golat dhe spektakli nuk munguan.

Kampioni i Botës Kylian Mbappe shënoi në minutën e 70-të, ndërkohë për serbët golin e nderit e shënoi Marko Marin në minutën e 74-të.

Neymar e kompletoi tripletën në minutën e 81-të me një gol nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore, PSG është në vendin e parë me 3 pikë, aq sa ka Liverpool, por që sonte zhvillon ndeshjen e tyre kundër Napolin në Sao Paolo. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje