Legjenda e Man.United “shpërthen” në kritika ndaj Mourinhos: Po turpëron klubin!

3 Tetor 2018, 14:22Sport TEMA

Kritikat ndaj trajnerit të Manchester United nuk kanë të mbaruar, pas ecurisë mjaft negative që po kalojnë “Djajtë e Kuq” si në “Premier League” ashtu dhe në “Chmapions League”.

Barazimi me rezultatin e bardhë 0-0 mbrëmë kundër Valencias në “Old Trafford” i ka lënë të gjithë të pakënaqur dhe në këtë mënyrë kritikat ndaj portugezit kanë qenë të ashpra.

Një ndër to është ajo e legjendës së Manchester United, Paul Scoles, i cili nuk është kursyer kundër Mourinhos.

“Kam mbetur i çuditur nga fakti që Mourinho qëndroi në detyrë edhe pas humbjes me West Hamin.

Ai i kritikon në çdo konferencë për shtyp futbollistët e tij, drejtuesit e klubit, sepse nuk po merr atë që kërkon. 

Nuk i kontrollon fjalët dhe nuk bën gjë tjetër veçse po turpëron klubin”, shprehet Paul Scoles.

Manchester United nuk është në pozita komonde në kampionatin anglez ku pas shtatë ndeshjes renditet në vendin e dhjetë me 10-pikë, ndërsa në grupet e Champions League klasifikohet në vendin e dytë me katër pikë pas dy ndeshjes. ((TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje