Moratti lë të hapur mundësinë për president të Federatës Italiane të Futbollit

4 Tetor 2018, 15:20Sport TEMA

Emri i ish presidentit të Interit, Massimo Moratti, është një nga më të përfolurit për tu bërë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Duke folur për perfromancën e Interit në Champions League ish numri një i “nerazzurrit” ka thënë fjalë të mira për ish-skuadrën e tij.

“Pashë një mirë Inter të mirë, shumë të bukur, të shpejtë, dhe me një lojë të bukur”, tha Moratti për mikrofonin e “Sportmediasset”.

Ndërkohë, i pyetur për kandidaturën e tij në krye të presidencës së Federatës Italiane të Futbollit, Moratti e dribloi këtë çështje duke u larguar dhe shprehur se “nuk kam asnjë koment”, që sigurisht nuk është një mbyllje, por një konfidencialitet i duhur..

Kanidtatura e Morattit për president të FIGC mbështet dhe dhe nga presidenti i skuadrës së Juventusit Andera Anjeli. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje