Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orën 21:50, në zonën e “Bllokut” në Tiranë.
Një person është vrarë me armë zjarri dhe 2 të tjetë kanë mbetur të plagosur.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës ndërsa mësohet se 2 të plagosurit janë shtetasi Ervis Martinaj si dhe Laert Hasa
Mësohet se Martini është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë Hasa ndodhet në spitalin e Traumës.
Ngjarja e sotme ka ndodhur në nje lokal në Bllok, i cili frekuentohet nga të rinjtë.
Ndërkaq forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (TemA)
Vendi i ngjarjes
SATISTIKAT thone qe krimi eshte ulur
Ka mundesi qe te mos kene pasur arme ne brez
Dritan e makines i kishin te ndezura
Rripin e sigurise e kishin te vene
Domethene qe nga ana e policise,çdo gje eshte ne rregull
Pse çfare doni ju,te merret policia me çdo njeri qe mban pistolete ne brez?!
Po kur thoni se eshte mu me qender te tiranes dhe duhet te ishte zone komplet e kontrollushme?!
Qenter,eshte sheshi Skenderbej…kini degjuar te behen ndonje vrasje atu? pertojne “çunat”te ecin ne kembe.
Ndaj zgjedhin dhe ish bllokun…ohohooo,zbresin nga makina si zoteri,i fusin nja shtate krisma,e hipin prap ne makine si zoterinj.
Ndaj mundohet Veliaj te beje sheshe gjitheandej,qe te ulet kriminaliteti,por kush e kupton thuaj.