Policia shoqëron në komisariat Eni Çobanin, denoncimi: Avokatja e Tv Klan kërcënoi qytetaren

3 Tetor 2018, 14:16Kronika TEMA

Drejtuesja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” në Tv Klan Eni Çobani,  është shoqëruar nga policia e Gjirkastrës në komisariat.

Disa media shkruajnë se ka qenë qytetarja Rudina Islamaj e cila është ndjerë e kërcenuar nga avokatja dhe e ka paditur atë në organet përkatëse.

Efektivët e kanë ndaluar teksa ajo ka qenë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës.

Mësohet se Çobani ka debatuar gjatë një gjyqi në Apel me denoncuesen e cila është nusja e klientes së saj.

Ndërkohë që merret në pyetje, qytetarja në anën tjetër ka kërkuar që të zbardhen audio regjistrimet ku pretendon se është kërcënuar.

Eni është avokate e palës kundërshtare me Islamaj, gjithësesi mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje