Ndërron jetë i riu që bëri bashkë shumë shqiptarë, mesazhi prekës i të motrës: Për 3 orë prisnim të bëheshe 20 vjeç, në vend të ditëlindjes nga sot do 'festojmë' përvjetorin e vdekjes

2 Tetor 2018, 17:38Kronika TEMA
Ndërron jetë i riu që bëri bashkë shumë

Ka ndërruar jetë 19-vjeçari Fatlind Buçaj i cili solidarizoi me historinë e tij mjaft shqiptarë.

Që nga 18 shtatori rrjetet sociale u mbushëm me thirrjen e motrës së Fatlindit, ku apelonte për ndihmë pasi i vëllai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i një tumori agresiv në kokë.

Më  21 shtator u mblodh shuma e nevojshme që i riu nga Tropoja të transportohej për kurim në Turqi me shpresën se do shërohej.

Ndërkohë, natën e mbrëmshme Sara Buҫaj  motra e Fatlindit dha lajmin e hidhur se i vëllai kishte ndërruar jetë 3 orë para se të mbushte 20 vjeç.

“Me duart që m’dridhen e zemrën e thyer ju njoftoj që Fatlind Buçaj na la.

Edhe 3 ore pritshim të bëje 20 vjeç por tashi në vend të ditëlindjes do festojmë përvjetorin e vdekjes!

 S’i them Zotit më forco sepse s’do ja arrije dot përderisa nuk ma la afër vetes at’ dritë sysh…

Ti jeton akoma për mua, nuk ke vdek jo o jeta motrës!”, shkruan e motra. (TemA)

6 komente në “Ndërron jetë i riu që bëri bashkë shumë shqiptarë, mesazhi prekës i të motrës: Për 3 orë prisnim të bëheshe 20 vjeç, në vend të ditëlindjes nga sot do ‘festojmë’ përvjetorin e vdekjes”

  1. Mirel says:

    Alamet djali. Ngushullimet me te ndjera motres familjes te afermeve.

  2. Bazarhesap says:

    Inna Lillahi wa inna ilayhi raji’un
    Qofshe I Xhenetit vllazni!!!

    1. F. K says:

      Nuk vdiq ne siri o bazar dembeku, vdiq se kishte
      nje tumor ne koke

  3. shqiptari i ilirise says:

    O gazetar,o trap!
    Përvjetoret e vdekjeve nuk festohen!
    Idiot!

  4. Roberto says:

    Gjynah,djale i ri. U prehte ne paqe. Ngushellime te simqerta famijes dhe te afermve.

  5. guri says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjareve Zoti e cofte ne Xhenet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje