VIDEO/ Gjyshi i Xhisielës apel publik Bashës: Mos bëj lojëra politike me mbesën time. Një ditë dy të rinjtë edhe mund të martohen

2 Tetor 2018, 15:46Kronika TEMA

Në këtë banesë në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, u rrit dhe jeton Xhisela Maloku.

Në kushte të vështira ajo ka përballuar jetën prej 20 vjetesh, vetëm më nënën dhe motrën e saj më të vogël, ku varfëria dhe skamja mbizotëron kudo.

ABC News pa nga afer banesen e saj. Gjyshi i saj, Tafë Maloku, në gjendje të vështirë emocionale tregohet i gatshëm për të na pritur dhe për të na treguar historinë siç ai e di.

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.”

I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori.

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur.

“Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke ngatërru të mëdhenjtë.”

Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC News nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë policie./abcnews/

3 komente në “VIDEO/ Gjyshi i Xhisielës apel publik Bashës: Mos bëj lojëra politike me mbesën time. Një ditë dy të rinjtë edhe mund të martohen”

  1. Doni says:

    Rrahmani do e marre nusen te virgjer…keshtu ja kerkon zakoni.

  2. Alban says:

    Politika nuk e dinte nese jetonte apo jo Xjisiela; ishte ajo qe trokiti me alarm ne dyert e organeve te saj. I dashur gjysh, martese midis mbeses tende dhe te birit te rrahmanit nuk do te kete kurre, me vjen keq!

  3. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Eureka…! Një lukuni ujqërish, çakenjsh, hijenash, zagarësh e pramatarësh “në tokë”; grupe peshkaqenësh e krokodilësh “në ujëra e dete”; tufa të tëra skifterësh e grabitqarësh, sorrash e korbash “në qiell”, u janë vërsulur dy të rinjve, të cilët me kundërthëniet e tyre në marrëdhëniet e ndërsjella, u bënë preja dhe gjahu i çastit, për t`u vërsulur, për të shqyer, për të rrëmbyer ç`të mundet, shoqëruar kjo me kuisje, lehje, krra-krrama rrënqethëse. Politikanë e “civilistë”, gazetarucë e “analistë”, kanë marrë turra-vrap dhe s`ka Zot t`i ndalë në marrëzinë e tyre. Të vjen të bërtasësh “plasi peshku”, “polli mushka”, i shtyrë nga kjo baterdi, zallamahi, ndaj dy të rinjve, të cilët, në jetën e tyre, kanë “ditë-hijet” e veta, pse jo edhe tejkalime deri të skajshme në marrëdhëniet e ndërsjella. Kjo është pjesë e jetës të një shoqërie të sëmurë rëndë.
    Mua më lindin sot disa pyetje: Sa shqiptare të dhunuara, të përdhunuara, të nëpërkëmbura, të shkelura, të keqtrajtuara, ka sot në Shqipëri dhe në botë? Ja, po ua them unë: askush nuk di asgjë! Çfarë është bërë për njohjen e situtës dhe të gjendjes së tyre, nga shteti e pushteti shqiptar, nga shoqëria civile dhe çdo shqiptar kudo-gjendet? Eshtë bërë një “vrimë në ujë”! Përse është heshtur dhe heshtet para gjendjes alarmante? Sepse ato nuk përbëjnë lajm! Përse Xhesiela Maloku, për mua një qytetare e civilizuar, një shembull për çdo femër në pozitat e saj, edhe pse e trysnuar gjithandej, u bë objekt sensacionesh dhe përse të gjithë shpejtuan-turravrap? Sepse ajo përbënte lajm: pas saj do të vinte sulmi ndaj instikamit tjetër politik, si gjithnjë, për t`u kthyer në një zallamahi, zhurmë, demagogji, presione, kërcënime, kombinacione, manipulime, gënjeshtra e çfarë nuk tjetër, vetëm për interesa vetjake, grupore, klanore, që lidhen me kolltuqe, pasuri e lavdi. Sot, morali shoqëror dhe morali politik, të cilët në se nuk kanë vdekur, janë në reanimacion, të sulmuar e goditur nga imoraliteti shoqëror dhe amoraliteti politik.
    Turp për shoqërinë tonë të kompromentuar, të korruptuar dhe të kriminalizuar në segmente domethënëse të saj!
    Përse hesht pjesa dërrnuese e shëndoshë e shoqërisë shqiptare? Ka frikë, është e lodhur, është e zhgënjyer, apo e kanë mbytur hallet? Janë të gjitha bashkë. Ajo është e nëpërkëmbur, e copëtuar, e keqtrajtuar, e margjinalizuar, e trysnuar, e shkelur nga politika e mbrapshtë e politikanëve të pafytyrë, të pangjyrë, të akaparuar, të zhytur në llumin e krimit, së bashku me detashmentet e tyre në gjirin e të ashtuquajturës “shoqëri civile”.
    Edhe njëherë turp e maskarallëk! Në se me të vërtetë u vjen keq, ju zhurmaxhinj, njiheni gjendjen, merrni masa, krijoni kushte, për ta minimizuar sa më shumë dhunën ndaj femrave: vajzave dhe grave të lëna gjithandej në mëshirën e fatit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje