ILDKPKI e ka akuzuar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare për dhuratat e marra nga e ëma e ndjerë, si dhe vjehrri me banim në SHBA.
Nga Besar Likmeta
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti të mërkurën seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë Sotiraq Lubonja, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.
Gjyqtari Lubonja është prej 15 vitesh anëtar i Gjykatës së Apelit të Korçës. Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të tij si anëtar zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Trupa gjykuese në proces përbëhej nga Suela Zhegu si kryesuese, Brunilda Bekteshi anëtare dhe Valbona Sanxhaktari si relatore.
Komisioni e ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Lubonja në bazë të tre kritereve të vetingut, ku përfshihet pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmi. Në këtë kontekst, KPK ka administruar raportet mbi gjyqtarin nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Sipas ILDKPKI subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë, ka fshehje pasurie, ka bërë deklarim të rremë dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme. Përtej raportit të ILDKPKI, KPK ka ndërmarrë një hetim të thelluar dhe të pavarur administrativ mbi pasurinë e gjyqtarit Lubonja.
Sipas KPK subjekti ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe ndërtimi 61 m2 në Korçë, me vlerë 2.5 milionë lekë dhe burim të ardhurat nga paga dhe kursimet. Sipas KPK-së për këtë pasuri ka mospërputhje midis deklaratës periodike të bërë në vitin 2003 nga gjyqtari në ILDKPKI dhe dokumenteve të siguruara nga komisioni për sa i përket sipërfaqes së ndërtesës.
Relatorja Valbona Sanxhaktari, deklaroi gjatë seancës dëgjimore se gjyqtari kishte dështuar të deklaronte shtesa pa leje në sipërfaqe ndërtimi që shkonin deri në 78 m2 për kat. Vlera e ndërtimit e kësaj ndërtese sipas KPK-së ishte 6.37 milionë lekë dhe jo 2.5 milionë lekë siç ka deklaruar subjekti. Sanxhkatari nënvizoi se subjekti nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme nga viti 1985 deri në vitin 2002, për të justifikuar koston e ndërtimit të shtëpisë dhe i ka kaluar barrën e provës gjyqtarit.
Relatorja nënvizoi gjithashtu gjatë seancës se subjekti ka deklaruar gati 4 milionë lekë dhurata nga e ëma e ndjerë gjatë periudhës që ajo ka qenë pensioniste, për të cilat kjo e fundit nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme. Gjithashtu, në vitin 2005 vjehrri me banim në SHBA, ka bërë një depozitë në emër të bashkëshortes së subjektit me vlerë 25,000 USD. Vjehrri, në vite të ndryshme ka bërë dhurata ndaj djemve të subjektit me vlerë 11,000 euro dhe 5000 USD. Ai gjithashtu i ka dhuruar çiftit Lubonja pensionin e tij në Shqipëri në vitin 2015 dhe 2017 me vlerë 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.
Sipas KPK-se gjyqtari Lubonja dhe familja e tij kanë ndërmarrë udhëtime të shpeshta në SHBA, të cilat janë vlerësuar me një kosto prej 3.7 milionë lekë dhe sipas gjyqtarit janë paguar nga vjehrri dhe kunati. Gjithashtu KPK ka mësuar se djemtë e gjyqtarit gjatë këtij viti kanë porositur një apartament 3+1 dhe garazh në Tiranë, me vlerë 79 mijë euro, plus 5 mijë euro për garazhin. Kjo porosi është akoma në proces vlerësimi nga Komisioni.
Sipas raportit të DSIK gjyqtari Sotiraq Lubonja është vlerësuar si i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Sipas KPK-së gjithashtu është vlerësuar se ka aftësi profesionale të mjaftueshme. Kundër gjyqtarit në KPK kanë arritur 6 denoncime, të cilat po shqyrtohen nga trupa gjykuese.
Në fjalën e tij përpara Komisionit gjyqtari Lubonja u justifikua për dhuratat në vlerë të lartë të marra nga e ëma e ndjerë, duke u shprehur se ato ishin kursimet familjare ndër vite.
“Nëna administronte pasurinë e shtëpisë. Këto para janë kursime nga paga ime dhe e bashkëshortes,” tha ai.
Më tej Lubonja shtoi se të gjithë të ardhurat e familjes së tij vinin nga paga e marrë që nga viti 1985 dhe se vetëm nga viti 2001 të ardhurat e tij kapnin një shumë më të madhe se “200 milion lekë [të vjetra.]”
Ai gjithashtu kontestoi vlerësimin e KPK-së për vlerën e shtëpisë të ndërtuar në Korçë, ndërkohë që nënvizoi se kjo ndërtesë nuk ishte ndërtim pa leje në kuptim të ligjit.
“Ju kam sjellë një foto të bashkëshortes, ku mbrapa duken 5 mijë tulla që i kam blerë në vitin 1991 për 1 lek,” tha gjyqtari, duke argumentuar se vlera e ndërtimit të shtëpisë nuk përputhej me vlerësimin e bazuar në kostot e Entit të Banesave.
Gjyqtari Lubonja gjithashtu shtoi se vlerësimi i KPK-së për koston e udhëtimeve të tij në SHBA nuk ishte real.
“Me 100 USD në Amerikë ha bukë sa të duash,” tha ai.
Në fund të seancës ai i kërkoi trupit gjykues rikonfirmimin në detyrë.
“Kërkoj vazhdimin e detyrës për shkak të përkushtimit nga viti 1985,” tha Lubonja. Vendimi për të ardhmen e karrierës së gjyqtarit do të jepet më datë 8 tetor, ora 10:00.
Me $100 je Americe ha vetem m.t asgje tjeter or matherfacher gjyqtar qe je bere I pasur me detyren
hahaha me 100 dollare ne amerike ha plehra….
Ore Rush! Ke jetuar ndonjehere be SHBA ti pervec se ke ardhur si turist? Ku I ke gjetur keta njerez qe te falin ty pare? Me cfare pune merret ky njeriu yt ketu ne SHBA? Dihet qe para I dhurohet te. varferit. Vetem Shqiptaret Jane nje cike ndryshe. E kane zakon tu japin dhurata mijra dollare prokuroreve dhe gjykatesve! Edhe kundershton? Keta jo vetem te vjedhin dhe te vrasi por te bejne per budalla! O Zot! Ki meshire.per Popullin Shqiptar!
Me 100 dollare ste vjen pleraxhiu te heqi garbicin.. Edhe ti era garbic mban..
Gijotina,i vetmi vetting per drejtesine shqiptare.
.. me vjen cudi si i harroni ato qe vete qeveritaret i kane thene ..!.. mbaj mend qe me “fitoren ” e te ashtuquajtures demokraci , -propaganda me ne krye “njeshin ” pseudokomunist Berisha , propagandonte hapur per peshqeshet me “deshire ” , ku korrupsioni morri dhene ..!.. me kujtohet Tula , nje punonjese ne gjykaten e Korces , kur me tha : .. nuk e sheh qe eshte qelbur peshku nga koka , kurse ti kerkon te besh pune me ndershmeri ..!.. personalisht kisha mosmareveshje me nje, qe e kam njohur dhe me ka njohur shume mire , qe u be dhe kryetar i gjykates , por qe per mua ka qene zero , pasi mbronte abuzimet ne sektorin e tregetise ne fundin e viteve tetedhjete , apo fillimin e viteve nentedhjet .. ! .. Tula ishte e sinqerte , pamvaresisht se nuk e njihja shume , por dicka dinte nga perpjekjet e mija ne vitet e “kotesise “..!.. nuk ka mbetur njeri nga ata , gjykates , prokuror , hetues, qe te mos jete bere i pasur me abuzime te ndryshme , me perjashtim te ndonje “budallaj ” si puna e ime , qe privatizova shume njesi tregetare , pa ngrene as dhe nje, te pakten, karamele, qe ju “dhurova “{jo une , ligji } teritalra , me ulje 80% te cmimit , pjesa me e madhe e te cilave nga privatet u shiten jashte shtetit , u zhduken ne menyre orgjente , ku mbas disa muajsh , nuk gjeja stofe teritali ,as per te bere kostumin e dhenderise ..!.. jam krenar , jam i lumtur me gjithe jeten e veshtire si ne vend , ashtu dhe ne emigracion prej 28 vjetesh , ku perseri rroj me nje shtepi me qira , dhe ne atdheun e lindjes kam shtepine me plithare dhe tulla , trashegimi nga prinderit e mij ,te riparruar me parate e mija me djerse ..!.. por ata “leksionet” i kane mare nga “bota e perparuar ” ku pasuria e punonjesve te drejtesise eshte “maramendese” ..!.. pa pasur shume dijeni per pasurine e tij , Lubonjen e kam njohur dhe per mendimin tim eshte “nga me te miret e te liqve “, ne drejtesine e shqiperise ..!
Q’mire zeza o i pa emen
Po te shkosh dhe te rrish tek njerezit e tu vertete nuk duhen shume $ per te ngrene.
Keta jane budallalleqe, zini ndonje peshk te madh dhe mos harxhoni rrogen e pese veteve qe bejne veting sesa vakte ka ngrene ky andej!!!
Do ishte mire qe te mos e quaje veten budalla pse nuk vodhe, sepse bie ndesh me krenarine, dhe lumturine pse nuk vodhe Une besoj se njerzit e ndershem , kane respek pafund per ata qe kane punuar me ndershmeri.
Sa do rroc, do mesoc!?
Si ore e paskeni nxjerre tamom kete hajdut.Po ky dihet ne gjithe kasabane e Korces qe merte para bashke me ate Kallcon, asnje vendim pa lek.
Sikur pa gjyqtare fare te mbetet vendi mos i lini keta plehra ne drejtesi pa le po na tregon me 100 dollare ha buke ne USA.hahahaha
Sot mora vesh se Gjyqtari I Apelit Korce,ka dale para komisioni te Vetingu. I lexova pretendimet e tij mbi pasurine,e me vjen te uleras me te madhe, si ka mundesine qe te till Gjyqtari pretendojnej te qendrojne akoma e drejtesi..Une kete person e kam njohur vetem per shkak te punes
qe ben,pra jam nje nga viktimat e puneve te pista te tij.Pse nuk felt ky SotiraqI per kunatin e tij sekserin Fredi Thomo,me te cilia I ben te gjithe pislleqet, qe te mashtron dite ne dI’ll se eshte ku national I Sotiraq it, se njerez e ju ka mare lek ky avokate neoermjet mashtrimeve,e keto i ka ndare me Sotiraqin.Ne se do I keto qe them jane kehtesusht te verifikushme,e do bindeni si e ka vene pasurine ky person,dhe si mundohetvta justifikoje me genjheshtra qe e nje femije nuk I beson,Kam bindjen se Komisioni nuk do I lere me keta madhe te penojne neper Gjykata!
Mos u ligeshto se ky eshte vetem fillimi, te ardhmen e kane ne burg + konfiskim te pasuris se tyre e me gjithe fis
O zot i madh c fare mashtrusish jane.Genjejne ne mes te dites,sikur nuk e njohin njerzit ne korce.Keta hajduter jane per ne burg.Une jam emigrant prej 10 vjetesh ne amerike dhe nuk kemi vene nje dollar ne banke.Ndersa gjyqtareve vec se ju bije llotaria,skedina te kapura,telebingo ju ka rene, po kane mare dhe ndima me shuma lekesh nga njerzit e tyre.Mire qe nuk futen ne burg,por te pakten te zhduken nga drejtesia te mos degjojme me mashtrimet e tyre,se pervec qe na kane xhvatur ne lek por edhe na genjejne .Turp.
nje gje me habit me prshum prokuror e gjukates, qe er te fshehur pasurin, krijojn gjithfar skenaresh , me dhuroi motra , vellai, nena , babai, kunati, vjeri, vjera etj.
une kam mbi 20 vite ne amarik, prindet na kan vdekur , si mua dhe sime shoqe, kemi vellezer e motra, kusherinjk e kusherira, por kur vim ne shqiperi, na dridhet dora tu lem ne tabakan e kafes , jo 100 dollar, por edhe 20..
edhe pse jeten e bejm disa her me mir se bashkeatdhetaret tan, detyrimet qe ke ndja shtetit, , qytetit, per taksat vjetore,, kompanive te ndryshme private, per uje, drit internet, ishrenca makinash, shtepis, nese ke mar borc per shtepin nga banka, mendohesh si te dfalesh ne fund te muajit. vetem po te kesh biznes te sukseshem, mundet tet zer gjumi rehat ndryshe mendohesh.
prandaj, duhet veriofikuar mir , sot gjyqetar e prokuror dhe neser politkan, sepse pjesa me e madhe e tyre, ikan pir gjakun qytetareve shqiptar dhe ekonomis kometare.
Sigurisht qe ky gjyqtari nuk eshte i sinqerte sidomos kur thote se me $100 ha buke ne Amerike. Ne qe jetojme per 20 vjet ketej e dime mire se sa kushton te jetosh ketej se vetem billa e elektrikut ben mbi $200, pa le te tjerat. Sigurisht qe ai mundohet te fsheh dicka. Deri ketu jemi te gjithe dakort. Por e pare ne nje kendveshtrim me te gjere, une mendoj se ky eshte nje nga peshqit me te vegjel te drejtesise dhe ndoshta me pak i perlyeri. Ato shuma lekesh qe tregohen sigurisht jane pak me teper se mundesite e tij reale, por nuk duken shume te parealizueshme ne se te ndihmon dikush qe ka nje pune te mire ose relativish te paguar mire jashte shtetit. Pra edhe mund te pranoheen spjegimet e tij . Une nuk e njoh por po flas teorikisht. Ne se ka njerez qe e njohin dhe flasin me ndershmeri te verteten une nuk mund te kundershtoj, por nuk me duken ato ndihmat qe ai thote per vjehrrin si te pamundeshme, sidomos ne se vjehrri i tij ka nje kohe relativisht te gjate qe punon ketu ne Amerike. Mendoj se vetingu po deshton duke u marre me peshq te vegjel dhe anashkalon ata te medhenjte si Zaganjari me co. Jepet iluzioni se po behet vetingu, por keshtu po mbrohen hajdutet dhe kriminelet e vertete. Ndoshta ky eshte edhe orientimi i asaj te ashtuquajture reforme ne drejtesi, e cila ka qellim ne te vertete te ruaj privilegjet e te medhenjeve te drejtesise dhe me pas ky shembull do te ndiqet edhe ne politike, ku kriminelat dhe hajdutet e medhenj si Berisha me co do te dalin pa u lagur dhe do te diskreditohen dhe denohen politikane te rendomte pa esnje vlere dhe pergjegjesi sidomos nga ana e atyre te pozites. Dhe pas kesaj ne nuk na ngelet te themi gje tjeter vecse ” na ishin nje here nje LU dhe nje Rami”
O Niko,
une jam njeri nga ata qe ka “pune te mire” ne Kanada, por nuk me kane lene mend qe te fal para ke te afermit e mi. Se pari, shteti ketu te merr ca me pak se gjysmen e parave si taks pa ardhur akoma ato ne llogarine time. Se dyti, jeta ne Amerike e Kanada nuk eshte aq e lire sa thote ky legeni I Gjykates se Korces. E verteta eshte shume me e thjeshte dhe kete e dime ne te gjithe se sistemi I drejtesise ne Shqiperi eshte totalisht I korruptuar. Kete e kam nga eksperienca personale dhe kam bindjen se shume nga juve qe lexoni Temen e keni provuar ne kurrizin tuaj “drejtesine” shqiptare.
Sotiraqin e njeh gjithe Korça qe i ka vane nofken ” Raqke hajduti”, por qe eshte burre i mire dhe po mori leket nuk mashtron. Lereni te punoje dhe ca sa te regulloje djemte.
Po a ka gjyqtar me te korruptuar se Sotiraqi.Ne gjykaten e apelit korce,eshte nje treshe.Eshte njeri me mbiemrin Xhavella( ky ben pazaret.Ne treshe eshte Sotiraqi edhe ish kryetari i kesaj gjykate, Stavri Kallco,qe iku me turp.Kjo eshte treshja qe ka bere dhe ben remujen ne Korce per pronat.Kush jep parane behet pronar.Neser del para komisionit kryetarja Entela Prifti.Eshte kjo gjyqtare qe kryeson korupsionin ne kete gjykate.Kjo ka vene pasurine me te madhe nga te gjithe keta.Kjo ka vite qe eshte kryetare.Po presim te digjojme neser ikjen me turp te kesaj gjyqtareje.