Kryeministri Edi Rama pranon se shumë drejtorë dhe nëndrejtorë shkollash nuk janë të duhurit.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Shkollës së Drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar ai u shpreh se pjesa më e madhe e atyre që shërbejnë nuk janë për punën që i është ngarkuar.
“Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë që nuk janë për atë punë. Shkolla e drejtorëve nuk do jetë thjesht një institucion, por do jetë një vend ku Fondi ka siguruar ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, metodologjitë dhe praktikat më të mira të trajnimeve të drejtorëve të shkollave, sepse këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë kohë më parë“, u shpreh Rama.
Nga ana tjetër ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shpreh se deri më tani nuk ka pasur një standard të matjes së performancës së arsimtarëve.
“Në sistemin tonë arsimor ka vetëm një dokument ai i standardeve të drejtorit që rrek të vlerësojë si performojnë drejtuesit e shkollave. Në fakt ka rezultuar se nuk përcakton as metodologjinë apo mjetin e nevojshëm që ne të bëjmë të mundur vlerësimin sa e si po performojnë drejtuesit e shkollave.
Shkolla synon zhvillimin profesional të drejtorëve, nëndrejtoreve në detyre dhe atyre që aspirojnë këtë pozicion, nëpërmjet procesit të trajnimit përgatitor, si dhe të certifikimit për të ushtruar këtë funksion. Në ceremoni u nënshkruan edhe dy memorandume të rëndësishme për Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe projektin “Clean score”, tha Nikolla. (TemA)
Duhet të njohesh shumë profesione për të pasur sukses në jetë.
E vetmja merite dhe cilesi e drejtoreshes sime te shkiolles eshte te Qenit Shkurte Pal Vate Ne devocion ndaj Partise.Te gjitha drejtoreshat dhe zvdrejtoreshat Ne Kukes vetem per kete cilesi Jane vene Ne ate post.Fuat Cela I qeverise le te perrallise pallavra sa te done.