Një lajm i mirë nga Gjermania për Shqipërinë: Berlini do të japë një shumë rekord ndihme, në nëntor

4 Tetor 2018, 12:13Politika TEMA
Një lajm i mirë nga Gjermania për Shqipërinë: Berlini

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz me kryeministrin, Edi Rama

Gjermania kontribuon për përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri. Së fundmi ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz bëri të ditur, se Gjermania do të japë një shumë rekord ndihme për Shqipërinë në nëntor.

Në festimet me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman në Tiranë të mërkurën (03.10.) ambasadorja gjermane, Susanne Susanne Schütz dha një lajm të mirë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Schütz tha se “në nëntor të këtij viti Qeveria Federale, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, do t’i japë një shumë rekord Shqipërisë për të realizuar projekte të mëtejshme”.

Ndihma gjermane e prekshme në Shqipëri

Rezultatet e bashkëpunimit ekonomik për zhvillimin Gjermani-Shqipëri janë të prekshme. Sivjet në 30 vjetorin e këtij bashkëpunimi, njerëzit e zakonshëm shohin në jetën e tyre të përditshme sesi mbështetja gjermane ka modernizuar bujqësinë, sesi në rubinetat e shtëpive vjen ujë i pastër, sesi energjia elektrike nuk ndërpritet më dhe mjediset, ku ata jetojnë po përmirësohen. Në kushte më të mira jetese njerëzit e thjeshtë shohin të përligjur edhe pro-europianizmin e  tyre. „Një gjë është e qartë: E gjithë mbështetja gjermane kontribuon në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës së njerëzve në Shqipëri, për t’u dhënë atyre një perspektivë në atdheun e tyre dhe për ta bërë Shqipërinë të gatshme për integrimin në BE”, tha mbrëmë Ambasadorja Schütz.

Jugu i Shqipërisë – pasqyrë e përmirësimit të kushteve të jetesës nga mbështetja gjermane

Një udhëtim në Rajonin Bregdetar Jugor me potenciale të mëdha turistike, është një pasqyrë për të parë sesi bashkëpunimi ekonomik për zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë ka përmirësuar jetën e përditshme. Sektorët ku ndryshimi është i prekshëm janë jetikë: energjia elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm, mjedis i pastër, mbështetje e sipërmarrjes në zonat rurale, edukim i fëmijëve në kopshte për të mbrojtur mjedisin dhe marrë pjesë në ekonominë ricikluese.

Nënstacioni elektrik në Himarë i ka dhënë fund ndërprerjeve të energjisë elektrike, humbjeve në rrjet. Kjo ka përmirësuar të përditshmen e banorëve dhe ka mundësuar zhvillimin ekonomik të zonës, veçanërisht zhvillimin e turizmit. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tha për DW se ” Më shumë se 400 mijë banorë dhe mijëra turistë që vizitojnë rajonin bregdetar buzë detit Jon, janë përfituesit e drejtpërdrejtë nga ndërtimi i nënstacionit elektrik në Himarë.”

Ky nënstacion së bashku me nënstacionin elektrik në Orikum të Vlorës, janë pjesë e projektit të reabilitimit të linjës unazore 110 kV në Jug-Perëndim dhe në Jug-Lindje të Shqipërisë, një nga projektet më të mëdha në historinë e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Uji është jetë. Me këtë këndvështrim Qeveria gjermane, përmes Bankës KfW ( Banka Gjermane për Rikonstruksion) po investon në Himarë 40 milionë Euro për të përmirësuar në mënyrë rrënjësore shërbimin e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit. Përfituesit janë banorët e Himarës dhe ekonomia lokale, që forcohet nga krijimi i kushteve bazë për një turizëm të qëndrueshëm në të gjitha stinët e vitit. Teknologjia e përdorur është ajo moderne gjermane që automatizon procesin në shërbimin e ujit.

Respekt për mjedisin- ekonomia ricikluese

Fëmijë 4-5 vjeҫarë, në kopshtin në qendër të Himarës krijojnë nga një bidon uji plastik një vazo lulesh, në formën e një derrkuci.  Ata nxiten për të qënë krijues, patur sens artistik dhe prodhuar objekte utilitare nga mbetjet prej konsumit të përditshëm në familje. Në sajë të projektit të përbashkët të qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare, të financuar me 3 milionë Euro nga pala gjermane, për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonominë ricikluese, në respekt të mjedisit, në Himarë është modernizuar sistemi i menaxhimit të këtyre mbetjeve. Mbetjet mblidhen në mënyrë të diferencuar në kontenierë përkatës. Riciklimi i tyre është rritur. Kosto e transportit është ulur.

Një proces që ka hapur vende të reja pune. Në supermarketet kryesore në Himarë janë shpërndarë në sajë të projektit ҫanta pambuku dhe konsumi i qeseve plastike është reduktuar në 50%. Ndryshimi ndihet në ajër. Por ka ende shumë për të bërë që rinia të mbetet në Himarë dhe ta kthejë atë në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në rajon. Rinia pret që prona të shkojë tek i zoti, që investitorë seriozë dhe të fuqishëm të kenë garanci ligjore që të investojnë në Himarë.

18 komente në “Një lajm i mirë nga Gjermania për Shqipërinë: Berlini do të japë një shumë rekord ndihme, në nëntor”

  1. says:

    Jemi mirë me Italinë.

    1. MT says:

      MT

      TM…jane me te mire keta…shume me te zhvilluar…mjaft te disiplinuar…jo te korruptuar…nuk jane kot lokomotiva e Europes. Sa per spageti…OK gli italiani sono migliori

      1. chuck says:

        Jo mer Dak….jane me legena sa nuk e kupton dot….e vodhen gjithe evropen duke u imponuar ne treg me produkte eksporti die pastaj me fondet e EU u kerkonin kompanive gjermane mos te blinin produkte importi……

  2. Dulla says:

    Mire mire po Berlini duhet personalisht te mbikqyre se ku dhe per cfare perdoret çdo cent qe u jep shqipove.

  3. mik says:

    Nje lajm i mire, po perfitojme lemoshe.
    Si nuk na u nda nje here kjo lemoshe mor Zot !! Nuk ka komb ne Eveope qe kerkon lemoshe ma shume se na. Ky fenomen tashma, duket sikur asht kthyer ne virtyt .
    Atehere, kush na e merr egziztencen tone seriozisht ?!

  4. vezhguesi says:

    Se ksuh qenka shuma rekord e ndihmes ne nentor, nuk pame gje.

  5. Che Guevara says:

    Kemi 28 vjet,qe degjojme te gjitha qeverite duke u mburrur se kemi maredhenie te shkelqyera me keto shtete!
    Dhe fillojne e numerojne shtete te fuqishme dhe te varfra qe paskan me ne maredhenie te shkelqyera!
    Une si qytetar i ketij vendi nuk i kam ndjere ne asnje cast keto maredhenie,sepse ketu ku jetoj une,jo me shume nse 3 km larg zyres se kryeministritr,qeveria nuk ka investuar asnje cent per 28 vjet!
    Pra jetojme rreth 50 mije banore pa asnje cerdhew,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,rruge te pa shtruara me gropa,balte e pluhur,me plehra kudo,qen rrugace me shumice dhe askush nuk flet per Yzberishtin sikur ketu jetojne LEPROZE e jo banore te Tiranes!
    Qeveria dhe Bashkia investojne atje ku ju behet reklame e jo ku ka me shume nevoje!
    Keto a i shohin ata qe japin keto para me thase,por qe tek qytetaret nuk vijne?

  6. Pellazgos says:

    Rinia pret qe prona te shkoj tek i zoti!
    Kaq shpejt?
    As 27 vjet nuk kane kaluar qe nga Demon Kracia,mos u nxitoni se mund te kthehen emigrantet nga Gjermania,Italia,Greqia apo edhe nga Amerika.
    Kujdes,se ju gjermanet nuk kini nevoje as per njerez te kualifikuar dhe ti merni gati te specializuar nga vendet fukarenj dhe te vegjel.

  7. undefined says:

    Pse nene tereza jane keta????!!!!!

  8. era! says:

    Ky qypi kujton se eshte akoma ne komunizem Te gjitha investimet adresohen ne jug te vendit Edhe qeveria 85 perqind te ministrave nga jugu i ka Hani bar ju maloket si dikur:mbete dru me pre gjithmone.

  9. Kellira says:

    Do t’ju japim ca doktore dhe ca infermjere si kembim.

  10. ME EMER says:

    .. bravo gjermania ..! na kuptuat drejt se na katandisen “flamat” ne rolin e lipsarit ..!

  11. mirel says:

    Vetem perpunimin e mbetjeve te ngurta ne Himare mora vesh une
    Pse nuk e merr telekomb in Gjermania?

  12. Mikel says:

    Po te ndodhte qe nje ambasador i huaj te thoshte ne Gjermani qe do tju japim nje shume rekord si ndihme populli gjerman do ta rrezonte qeverine e vet.

  13. dauti says:

    Duket keq jane punet dhe po na gezojne me lajme te tilla. As mos genjehet njeri, asgje nuk do jepet. Duhet te punojme vete dhe te ulim koken ne pune. Te tjerat jane llogje kavaje!

  14. HQ-18 says:

    Shpresojmë të jenë nja 2 miliardë euro ose më shumë, se deri në një miliardë këta balozët e parlamentit tonë i bëjnë të zhduken si me magji…

  15. Albani says:

    Ku eshte ndihma rekord?
    Cfare eshte,sa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje