Shpëtim Idrizi: Edi Rama më bleu deputetët dhe më vodhi mandatin e Tiranës. Ja kur do të shkrihet PDIU-ja

4 Tetor 2018, 09:25Politika TEMA

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, në Fax News, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, me të cilin ishte në qeveri.

Ai u shpreh se Rama jo vetëm ka blerë deputetët e PDIU-së, por edhe vodhi mandatin e Tiranës.

“Rama i bleu deputetët që ishin në siglën e PDIU, dhe jo vetëm kaq, por na u vodh mandati i Tiranës”, – tha Idrizi.

Sipas tij, “Rama po e çon vendin në vend të paditur, e duhet të dalin nga ky tranzicion 27-vjeçar. Mos të harrojmë se në 27 vjet, Rama ka qenë 20 vite në pushtet”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse PDIU po kalon në opozitë, ai tha: “Po shkojmë në opozitë për ta bërë atë më të fortë, e sot kjo opozitë është në mazhorancë numerike. Rama nuk ka asnjë prioritet ekonomik, por ka vetëm PPP për interesat e veta. Opozita është në pikën që duhet të japë alternativën”.

Kur gazetari Rezear Xhaxhiu e pyeti: Përse vendosët ta braktisnit rreshtimin tuaj nga Rilindja. Ishte braktisje, apo dikush nuk ju donte?

Idrizi u përgjigj: E para nuk do ta quaja braktisje, sepse nga pikëpamja formale PDIU ishte në opozitë, pasi nga zgjedhjet e kaluara PDIU ishte në opozitë dhe PS në mazhorancë. Në fakt, ka një braktisje të madhe nga kjo shumicë për Çështjen Çame. Në mandatin e parë e kishte pjesë të programit të saj, por në mandatin e dytë, Çështja Çame nuk është më pjesë e këtij programi.

Në momentin që ne prisnim zgjidhje për Çështjen Çame, Rama shprehej se e përdori Çështjen Çame si çakmak për ngritjen e temperaturave me Greqinë. Tani Edi Rama ka braktisur shqiptarët e Çamërisë dhe është bërë palë me grekët.

Sipas Idrizit, PDIU e ka bërë të qartë se do të jetë me këdo që është me Çështjen Çame, ndërsa shtoi që kjo parti nuk do të ekzistojë më, atëherë kur Çështja Çame të jetë zgjidhur.

“Se akuzohemi për tepsi. Ja tani jemi në opozitë. Nuk ka lëvizur PDIU, një herë të vetme kemi lëvizur. Tani jemi në habitatin tonë. PDIU e ka thënë jemi me atë që do të punojë për Çështjen Çame. Duan të na heqin qafe ne? Zgjidhni Çështjen Çame dhe s’ka më PDIU”, – tha ndër të tjera Idrizi.

8 komente në “Shpëtim Idrizi: Edi Rama më bleu deputetët dhe më vodhi mandatin e Tiranës. Ja kur do të shkrihet PDIU-ja”

  1. gloria says:

    Hiq dore nga politika se ty elektorati te njef mire se cfar hajduti je. Cfar kryetari je ti kur elektorati nuk te dha voten dhe tani pergojon. A ka turp me te madh kur nje kryetar partie nuk merr votat….. Te njohin qe je plere.

  2. O Shpetim Idrizi, jam djali i Syrja Abaz Idrizi qe besoj do kesh degjuar nga babai ndopak per të. Na turperove mbiemrin tone te fisit Idrizi nga Margëlliçi i Çamërisë martire. Nga servil e puthadore, por dhe hajdut nen administraten e Fatos Nanos, na je bere Milioner me disa biznese goxha te majme, e tashme na je bere njësh me me anti-Çamët e Shqiperise, Berishen+Meten+Bashen+Kryemadhin+Dulen+Mediun+++ te tjere qe gjoja na jane Opozite me parime kombetare e atdhedashurie. Kjo Opozite ku e fute Partine tone PDIU per interesa t e tuaja teresisht personale dhe te kollones se “Pestë” ne radhet tona, qe e fute ne rolin numer dy te Partise, menxyres Mesila Doda-Demi, me urdher te Berishes dhe Monikes, kurre sdo vije ne Pushtet. Dhe Ti ske per te hyre kurre me ne Parlament me votat e komunitetit Cam, se nuk je me ne krahun tone, por te miqeve te Greqise, Opozites me anti-kombetare deri me sot, sidomos me anti-Çame. Shume shpejt shumica derrmuese e Çameve ne Shqiperi dhe Diaspore do themelojne Partine e tyre te vertete, pa spiune e bashkepunetore te Grekeve, absolutisht larg Partive te sotme ne Opozite. Partia Çame e Shqiperise eshte ne rrugen e themelimit me Çamë te vertete dhe jo anti-Çamë si Ti dhe shpurra qe te vjen nga pas ne ambjentet e PDIU. Te tre Deputetet qe te kane ikur qe ne fillim pas zgjedhjeve te Qershorit-2017, te njohin mire dhe ta dhane dërrmën, dhe me te drejte jane pjese e Maxhorances se Edi Rames, ndersa Ti nuk fitove ne zonen me te populluar me Çamë ne Tirane, dhe u turperove kur u rinumruan votat, duke vertetuar se i kishe vjedhur e deformuar jo pak prej atyre qe kishe marre. Vazhdo ha e ha MUT sa te duash neper Mediat e Mafisa qe i paguan dhe i sherbejne Saliut, Ilirit, Monikes (kjo Monika kryemadhi-Meta eshte shoqja me e ngushte e Mesiles…, akoma se di???).

  3. Klimax says:

    Nje “parti” qe deklaron se nuk do te egzistoje me po i hodhen ndonje kocke ………! Cfare jane ne realitet, parti me nje ideologji politike apo nje grupim interesazhinjsh pa cipe ne faqe??!!

  4. Cami pej Dibre says:

    Zoti Idrizi me vjen keq qe po e them por eshte realitet.Jo Rama po edhe ti vete te vishe ne pushtet zor se e zgjidh camerine.Prandaj arsye te tjera jane qe u largove nga mazhoranca.Ti e di shume mire si zgjidhet ajo pune, po leri llafet e shiko mbushe xhepin me kauzen came se per patriot mos na u shite.Patriotizmi juaj fillon tek guzhina e mbaron tek haleja.

  5. robi says:

    ky hunderr pallaveshi eshte mesuar te marre llokmen te madhe nga pushteti , por fajin e ka Fatos nano qe e beri drejtor te doganave dhe tani ky eshte ngrefur si gjeli maje plehut dhe i ka shpallur lufte presidentit grek ,,,,,

  6. Fatmirramati says:

    Bastard i ceshthes came , o qelbesire ligjet kushtetuse na kane dhene mundesine dhe lirine te dalesh vetem ne zgjedhje sepse nuk jemi pak por cakun ligjor e kapi por ti zagar i
    Nanos e
    Berishes ke hallin e karrikes se bythes e jo ceshtjen kombetare per te drejtattona qe ti qelbesire deklaron dukena percare se jemi djthtas te gjithe kur realiteti eshte ndryshe , jemi ca te majte e ca djathte si gjithe bota ,
    Shpeti ti mund te luftoje brenda shumices e jo te shkoje te lepihesh ke iqirje
    Avdulis e ke kllouni i cirkut gjithollogu …..ar
    Noka . Pdiu duhet te dalene ardhme e vetme ne zgjethje kur te drejtus e kandidate te jene djemte dhe vajzat e shkolluara came qe jane me mijera si dhe intelektuale te vertete ejo me bushtera palma e plepa te falimentuara politikisht e menderisht te importuara per te marre leket nga gjaku i gjithe shqiptareve te varfer .

  7. says:

    E ka kuptuar Idrizi që ish Partia e tijë s’vlente gjë në vazhdimsi.

  8. Durimi says:

    Rames ti rruani koqet te gjithe ju politikanet babale se ndertoi Tifanen dhe tani po nderton Shqiperine qe ju e kurveruat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje