Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar pasditen e së mërkurës në “Zërin e Amerikës”.
I pyetur për denoncimet e ish-policit Emiliano Nuhu dhe rastin e Xhisiela Malokut, Meta tha se dhuna është një problem i shoqërisë shqiptare.
Por sipas kreut të shtetit, ai nuk beson te dëshmia e ish-policit dhe në çështjet që ai trajton në letrën dërguar më parë institucioneve.
“Kam marrë një letër nga oficeri Nuhu sikurse e ka marrë edhe kryeministri.
Nuk besoj se kanë ndodhur ato gjëra që trajtohen aty. Megjithatë çështja po trajtohet nga këshilltari im z. Bahri Shaqiri me qëllim që edhe unë të kem një qëndrim më të qartë në vazhdim”, tha presidenti në studion e Zërit të Amërikës.
Ai tha se nuk duhet tepëruar me akuzat politike:
“Përveçse Prokuroria dhe drejtuesit e Policisë duhet të ndërmarrin të gjitha hapat dhe të sqarojnë gjithë hapat e kësaj odiseje në mënyrë të paanshme, në mënyrë që të vendosin një besim të publiku, është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jetë e bashkuar për të ndriçuar këtë çështje në interes së të vërtetës.
Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje, kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepruar me akuza politike.
Ajo që unë do të nënvizoja, përveç rëndësisë që Prokuroria dhe vetë drejtuesit e policisë duhet të ndërmarrin hapat dhe të sqarojnë momentet e kësaj odiseje, në mënyrë më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit.
Mendoj se është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jenë të bashkuar për të ndriçuar këtë cështje në interes të së vërtetës”, tha Meta.
undefined
Po e mori ne dore Bahri Shaqiri e ke te qerume e te pjekur zoti Ilir Meta,Ai eshte nje gdhe qe svlen as per dru zjarri,Te informonte ty kur ishte ne krye te shikut pasi merte informacione gjysmake e te sajuara nga vartesit e tij te cilet arrinin ti merrnin ato duke pire ndonje dopio votka neper lokalet me llamarine dhe ti i haje si te verteta.Njelloj si Enveri ku e rrenin sekretaret e pare qe prodhuam kaq e aq grure per hektar.Lum si une e lum si ti shqiperi qe ske pleqni ne trashegimi.