Fenomeni në vite, LSI: ç’armiqësi me PS-në, ç’miqësi me PD-në!

3 Tetor 2018, 12:35Politika TEMA

Siç po shihet, aleanca PD – LSI po funksionon më së miri në kushte opozite. Ka një kompaktsi e harmoni jo vetëm te veprimi politik, por sidomos te gjuha.

Dy palët e kanë ligjërimin me një konstante egërsie karshi pushtetit, ku dhe leksiku duket si i nxjerrë nga një fjalor i vetëm.

Një vit më parë, kur Rilindja rinisi udhën e saj pa LSI-në nëpër këmbë, pati një ngurrim të lehtë në kushte opozite mes kësaj të fundit dhe PD-së, për t’u riafruar.

Por shumë shpejt të dyja u gjendën krahpërkrah, në një përbetim për t’ja nxirrë “jetën qeverisëse” Edi Ramës, njeriut që jua kishte marrë pushtetin, PD-së direkt në zgjedhje e LSI-se në një lojë shah-mat me kohë në katër vite.

Ndodhi kjo pasi dhe PD e kish kursyer disi në kushte aleance me Ramën, sidomos në rastin e çështjes “Balili”, kur zgjodhi t’ja faturonte Ramës atë që ishte njeriu i LSI-së.

Edhe në kushte pushteti, harmonia PD – LSI ka qenë model. Në 2009, ata u bashkuan me një lehtësi e natyrshmëri të panuhatur deri atë çast dhe, mos kishte qenë ai palo-bllok i Metës, aleanca me tyre në kushte pushteti do vijonte pa asnjë thyerje të natyrës botëkuptimore apo vizionare. Këto dy nocione – botëkuptim e vizion – janë ende të huaja në politikëbërjen shqiptare në përgjithësi, e diçka e panjohur te PD e LSI, veçmas apo kur janë bashkë.

Edhe ndarja mes tyre, në prill të 2013-ës, u shoqërua me jo pak dhimbje nga dy palët, e përkthyer në paqen që e shoqëroi dirvorcin. LSI e dinte se çfarë e priste në koalicion me Ramën, pasi e kish provuar si aleat të vështirë në jo pak kohë, por tërheqja kah pushteti në një çast të vështirë rënieje, e bëri që t’i bshkangjitej dhe njëherë njeriut me të cilin kurrë nuk gjetën paqe, as në pushtet e as në opozitë.

Aleanca PS-LSI, nga 2007-ën kur vendosën të bënin pakt në rafshin e pushtetit lokal, sidomos për Tiranën, e deri në 2009-ën kur u ndanë me tërsëllimë, ishte një tregues se nuk ishin për njëra-tjetrën. Ndërsa e kundërta po ndodh mes PD-së dhe LSI; ngjajnë të jenë krijuar për njëra-tjetrën!

Me dy origjina të ndryshme, e ku njëra vetëquhet e djathtë dhe tjetra e majtë, te bashkëjetesa e tyre model ata reflektojnë kaosin ideologjik e parimor në politikën shqiptare. Sepse, mundet që përballë Ramës diku të bashkoheshin, por dhe te ndaheshin diku. Jo!

Janë në një unison që rrëzon çdo teori politike. U duket si përfitim, por në fakt është kosto për ta. Sidomos PD-në. Nëse rezultati i një aleance me LSI-në në kushte pushteti e çoi në opozitë, nuk ka gjasë të ndodhë e kundërta!

4 komente në “Fenomeni në vite, LSI: ç’armiqësi me PS-në, ç’miqësi me PD-në!”

  1. palla says:

    Kan hall bre burra, si sal ram sheqere birisha dhe familja e tij, ashtu dhe ilir florini dhe familja e tij. Nuk po din si me justifiku tan at pasuni qe po kane. Jane bre burra sa hajna aq dhe kriminela. Zoti i ka mallkue dhe nuk do mund me shpetue.

  2. Zigur Qarri says:

    Nese do te ekzistonte miqesia ne politike,Edvin Rama eshte politikani me i pabese ne Bote.
    Çelsi i”suksesit” te Kryeministrit drogaxhi,eshte mashtrimi.Perderisa dëmet qe i ka shkaktuar
    Edvini,Shtetit,ekonomise,moralit,jan katastrofale qe tani,imagjinoni pasojat ne te ardhmen.

  3. Agron says:

    Kjo shurra e Shallvareve vishet me mire se Merkeli dhe se e shoqja e Trump-it!!! Me gjithe ato qe kane vjedhur sebashku me Lulken e Saliu e UDB mund te krahasohen vetem me sheiket e Arabise!!

  4. Flutura says:

    Kane te njejten origjine, vijne nga vise te egra, hajnine e kane emeryes te perbashket, kriminele po ashtu.
    Eshte e pamubdur te besh dallimin midis tyre, nuk kane asgje te vecante per t’i dalluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje